Fokus/Deputetët e PS i zë morthi i listës së deputetëve
Pesë muaj përpara zgjedhjeve të Edi Rama u komunikon deputetëve përjashtimin nga lista kandidatëve të PS. Kreu i PS e ka nisur nga veriu për të spastruar grupin parlamentar të PS me kërkesën ndaj deputetit Asllan Dogjani, që të heqë dorë nga interesi për të konfirmuar deputetët dhe të jetë çirak në Bathore. Por deputeti socialist i qarkut të Kukësit, u ka dërguar kolegëve të PS-së një letër në të cilën ka shprehur shqetësim për heqjen e emrit të tij nga lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij nuk është pyetur baza dhe vendimmarrja është bërë në një qark të shkurtër në selinë e PS. Ai ka folur edhe për presione nga Tirana për anëtarët e kësaj partie në Kukës. Kjo letër jo vetëm që ka marrë dhënë në mediat, por ka shtuar ethet e listës së deputetëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Pak ditë më parë gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” deputeti socialist Arben Malaj kërkonte me ngul nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, të vendoste kritere të qarta për përzgjedhjen e listës së deputetëve dhe ti bënte publike. Deputeti Malaj nuk e fshinte dot shqetësimin që ka kapur të gjithë kolegët në PS. Çuditërisht deputeti Malaj kryeson grupin e punës në Kukës, por nuk është pyetur për emërimin e kryetarit të ri rrethit Kukës. Malaj pjesëtar aktiv i ish-grupit për “mendim ndryshe” në PS, ashtu si të gjithë të tjerët po përfundoi në veprime të ndryshme. Malaj ka pasur qëndrime kontradiktore herë me PS e herë drejtpërdrejt me Ramën, sidomos për votimin e 3 ligjeve. I vetmi që ishte koherent në mendimet e tij kritike ndaj kryetarit të PS Edi Rama, Kastriot Islami, u bë kurban duke e përjashtuar nga grupi i deputetëve socialist me ceremoni. Ndërsa Andis Harasani u largua kokëulur nga PS, për çështje private. Ndërsa Blushi ka pranuar marrëveshjen “tradhto” shokët për të qenë në krye të listës.