E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha firmos rritjen e pagave: Nuk morëm asnjë qindarkë borxh Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka firmosur dje vendimin e Qeverise se mbledhjes se dates 16 gusht per rritjen e rrogave te punonjesve te administrates. Kjo eshte bere e ditur dje nga zedhenesja e Kryeministrit, Erla Mehilli, gjate nje komunikimi me median. Mehilli theksoi ne deklaraten e saj se me kete rritje realizohet pike per pike premtimi i Qeverise per pagat dhe pensionet. Duke dhene disa shifra konkrete, Mehilli u shpreh se, mbi bazen e kesaj rritje, paga mesatare e arsimtarit ne arsimin e mesem, qe ne vitin 2005 ka qene 26831 leke, ne vitin 2012 behet 59235 leke, duke shenuar nje rritje mbi 2.2 here krahasuar me vitin 2005. Me tej, zedhenesja e Kryeministrit nenvizoi faktin se, "paga mesatare e arsimtarit ne arsimin 9-vjecar, qe ne vitin 2005 ka qene 22771 leke, ne vitin 2012 behet 50563 leke, me nje rritje mbi 2.2 here krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e mjekut, qe ne vitin 2005 ka qene 22683 leke, ne vitin 2012 behet 58098 leke, me nje rritje prej rreth 2.6 here krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e infermierit, qe ne vitin 2005 ka qene 15044 leke, ne vitin 2012 behet 35618 leke, nje rritje prej rreth 2.4 here krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e punonjesve te policise, qe ne vitin 2005 ka qene 30655 leke, ne vitin 2012 behet 55944 leke, pra ka nje rritje prej rreth 1.8 here krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e punonjeseve mbeshtetes ne institucionet buxhetore, qe ne vitin 2005 ka qene 22554 leke, ne vitin 2012 behet 35122 leke, me nje rritje prej rreth 1.6 here krahasuar me vitin 2005". Duke bere nje krahasim te raportit te pages se kryeministrit ne vitin 2005 me pagen e punonjesve te tjere tashme rezulton nje diference e pergjysmuar mes tyre. "Raporti i pages se arsimtarit te arsimit 9 vjecar me pagen e kryeministrit qe ne vitin 2005 ka qene 1 me 8.6, ne vitin 2012 eshte vetem 1 me 4.5. Raporti i pages se infermierit me pagen e kryeministrit, qe ne vitin 2005 ka qene 1 me 13, ne vitin 2012 eshte 1 me 6.4. Raporti i pages mesatare me pagen e kryeministrit qe ne vitin 2005 ka qene 1 me 7.1 ne vitin 2012 eshte 1 me 4.6", - eshte shprehur Mehilli. Zedhenesja e Kryeministrit deklaroi se rritja e rrogave mbi bazen e ketij vendimi, eshte rezultat direkt i performances ekonomike te vendit dhe eshte bere teresisht bazuar ne te ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tatimet. Sipas saj, si rrjedhoje e kesaj performance ekonomike, qe nga viti 2006 deri me sot.

Berisha: Rritja e pagave, premtim i mbajtur i Qeverise

Ne mbledhjen e Qeverise se dates 16 gusht 2012, Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria do te miratoje nje sere vendimesh te hartuara nga ministria e Financave dhe ministria e Brendshme qe kane te bejne me rritjen e rrogave. Berisha deklaroi se rritja eshte modeste per institucionet e larta, por, ka shtuar ai, sic kemi deklaruar, ne i permbahemi parimit tone te ngushtimit te diferences midis rroges mesatare, rroges minimale dhe rroges maksimale ne vend dhe ky parim eshte nje parim i drejte, i ndershem, njerezor. "Kur erdhem ketu gjetem diferencen midis rrogave me te larta dhe rrogave te uleta 12 here dhe ne disa raste me shume. Kjo periudhe eshte arkivuar dhe po shkohet ne nje diference 5 deri ne 6 here, madje ka zbritur nen 6 dhe ky eshte nje qendrim konstant, rezultat i kesaj politike", - u shpreh Kryeministri. Ne ate mbledhje, Qeveria miratoi kater vendime te rendesishme, te cilat percaktonin sipas kategorise rritjen e pagave per pjesen me te madhe te administrates shteterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›