Berisha flet ne AP te OKB

Kryeministri Berisha mbajti fjalimin e rastit në sesionin e 66-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai bëri një panoramë të zhvillimeve të fundit socio- ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se 20 vjet pas rënies së komunizmit vendi ka njohur progres të vazhdueshëm. Duke folur për krizën ekonomike botërore dhe pasojat e saj, kryeministri theksoi se Shqipëria, edhe pse jo e shkëputur nga ekonomia globale, nuk ka njohur recesion. Berisha renditi projektet më madhore si ato në infrastrukturë, reforma fiskale, luftës kundër korrupsionit apo projekti “Shqiperia në moshën e internetit”.
““Ekonomia shqiptare nuk eshte e shkeputur nga ajo globale, perkundrazi si nje ekonomi e vogel ajo eshte e denuar te jete ngushtesisht e lidhur me atë botërore. Shqiperia sot eshte vendi i takses se sheshte dhe barres fiskale me te ulet ne europe. Rritja e lirise fiskale dhe lufta kunder korrupsionit bene te mundur qe te ardhurat ne 4 vite te dyfishohen. Ndërkohë, Qeveria ka vendosur nje sistem efikas dixhital, one stop shop, per regjistrimin e bizneseve, per lejet dhe licensat dhe ka reduktuar drastikisht barrierat burokratike”- tha Berisha.
Situata më e fundit në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet Prishtinë- Beograd ishin një tjetër pikë e fjalimit të kryeministrit Berisha. Ai bëri thirrje për dialog e bashkëpunim mes paleve, ndërsa kërkoi nga Beogradi zyrtar të respektojë marrëveshjen e arritur në Bruksel më 2 shtator si dhe të bashkëpunojë për gjetjen e të zhdukurve.
“Une mbetem i bindur se shqiptaret dhe serbet ne rajon duhen te angazhohen ne nje proces dialogu e bashkepunimi per nje kapitull te ri ne marredheniet midis tyre. Republika e Kosoves, eshte njohur tani nga mbi 80 vende te botes. Shfrytezoj rastin t’ju bej thirrje vendeve anetare te OKB-se te perfaqesuara sot ne Asamble te njohin Republiken e Kosoves, si një e drejtë legjitime e popullit të saj”- tha Berisha.
Kryeministri u ndal dhe në raportin e senatorit zviceran Dick Marti duke rishprehur qëndrimin e qeverisë shqiptare se raporti ka akuza të pa mbështetura në prova e fakte dhe se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me EULEX për të zbardhur të vërtetën.
Në fund Berisha foli edhe për çështjen e Palestinës duke u shprehur se Shqiperia mbështet idenë e një shteti të pavarur palestinez, por kjo sipas tij duhet të jetë rezultat i dialogut mes palëve.