E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion antidroge ne pranga dy shqiptare e nje turk

Tre shtetas, dy shqiptare e nje turk perfundojne ne pranga per trafik droge. Ata u kapen gjate nje  aksioni antidroge te ndermarre nga policia njekohesisht ne qarkun e Tiranes dhe Korçes. Personave iu sekuestrua 3.4  kilograme heroine dhe arme pa leje.

“Është e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, përkatësisht: Edmond Xhaferr Gërxhani, Abdullah Zenel Kili dhe Vehbi Muhamet Alioglu, vjeç 37, shtetas turk me banim të përkohshëm në Tiranë. Është ushtruar kontroll në automjetin e drejtuar nga shtetasi Edmon Gërxhani të cilit gjatë kontrollit të bagazheve iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej rreth 2 kilogram e 392 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip Zastava, të cilën e mbante pa leje. Në vijim të operacionit, strukturat e policisë së shtetit bën të mundur kapjen në një banesë në Tiranë të shtetasve Abdullah Kili dhe Vehbi Alioglu, të cilëve nga kontrollet e ushtruara iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej rreth 1 kilogram e 38 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë”- tha zëdhënësja e policisë së shtetit, Laura Totraku.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›