E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hetim operatoreve te naftes"

Deputeti demokrat Bujar Leskaj u ankua dje nga foltorja e Kuvendit, per cmimet e larta te naftes ne vend. Sipas tij, shtate firmat e karburanteve qe operojne ne tregun shqiptar, zoterojne 85% te tij dhe vazhdojne te mbajne cmime te larta edhe pse ato ne tregun boteror kane rene. "Organet kompetente per kete ceshtje, ato tatimore dhe doganore, duhet te ushtrojne te gjithe kompetencen e tyre ne menyre qe edhe tek ne, te kete nje konkurrence te ndershme", u shpreh Leskaj. Demokrati theksoi se eshte pikerisht Kuvendi, ai qe duhet te mbeshtese Autoritetin e Konkurrences ne hetimin e operimit ne treg dhe pse vazhdojne te mbajne cmime te larta, ku ne bote ato kane rene. Kjo sipas tij, po rendon dukshem gjendjen financiare ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›