E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, fotot e oreve familjare ne deboren e Dajtit

Kreu i qeverise Berisha ka preferuar dje qe te mos kete "mantelin" kryeministror, por te jete nje gjysh i mire dhe i perkushtuar per mbesat e tij. Duke i lejuar vetes nje dite pushimi gjate kesaj fundjave, kryeministri ka vendosur qe te gezoje tre mbesat e tij, per t'i ngjitur ne malin e Dajtit, i cili ne keto dite te ftohta shkurti eshte i mbuluar nga nje aureole debore. Keshtu, Berisha, dje per disa ore eshte "dorezuar" ne duart e bardhesise se bores se Dajtit dhe kenaqesise se mbesave te tij, te cilat e kane pasur gjyshin e tyre teresisht per vete, nje enderr per cdo femije, te afeksionuar pas gjysherve. Nderkohe qe ne vend te deklaratave politike, apo vendimeve te qeverise, dje kreu i ekzekutivit, bashke me mbesat e tij, kane hedhur topa bore, duke e kthyer ne nje dite feste per ta. Kryeministri eshte filmuar nga nje kamera amatore ne malin e Dajtit, ku duket se terreni malor dhe bora e dendur nuk kane mundur te nderpresin rrugetimin e tij prej te pakten dy oresh. Si admirues i klimes malore, kryeministri ka preferuar te pushoje se bashku me familjen ne malin e Dajtit ne kete fundjave. Madje dhe ne kete ecje sportive, ai ka qene i shoqeruar nga mbesat e veta, per te cilat edhe ne prononcimet publike ka shprehur gjithnje dobesi dhe admirim, normale per nje gjysh, pavaresisht hirerarkise se larte partiake dhe shteterore ne te cilen ndodhet.
Pasioni i Kryeministrit ne sportin ekstrem te ngjitjes ne lartesi tashme eshte nje fakt i njohur per te gjithe shqiptaret. Muaj te shkuar Berisha arriti te ngjitet me kembe ne krye te malit te Dajtit, duke deshmuar se lartesia e ketij mali nuk eshte aspak sfide per te. Por jo vetem kaq. Me pas Berisha arriti ne krye te Murit Kinez. Por pasioni per malin nuk le pas ate per notin. Ne gushtin e vitit te kaluar, kryeministri theu nje tjeter rekord personal, duke notuar ne Dhermi plot 123 minuta. Kjo ishte nje ngjarje qe ne fakt rrembeu vemendjen e mediave dhe opinionit publik. Edhe pse keto xhirime jane bere me kamera amatore ato nuk zbehin aspak vitalitetin e shefit te qeverise, per te tejkaluar veshtiresite e terrenit malor dhe boren e madhe, ashtu sic mund te duket ndonjehere edhe panorama e politikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›