E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bluzat e bardha, kreditet qe duhet te plotesojne per punesim

Marrja e nje licence per te vazhduar punen duket se eshte kthyer nje nder kriteret baze ne vendin tone. Pas mesuesve, do te jene edhe mjeket te cilet duhet te licencohen per te vazhduar punen. Keshtu mjeket, stomatologet dhe farmacistet, shtetas shqiptare dhe te huaj, qe ushtrojne profesionin e tyre ne vendin tone si ne institucionet publike ose private te kujdesit shendetesor paresor, dytesor dhe universitar, duhet te regjistrohen per marrjen e licences. Per te marre kete te fundit, ata duhet te plotesojne nje numer te caktuar kreditesh, te cilat do te jene te detyrueshme. Ne te kundert do te rrezikohet titulli i profesionit. Per fitimin e ketyre krediteve, ata duhet te ndjekin nje sere trajnimesh e specializimesh, te cilat do te jene vendimtare ne marrjen e pikeve kaluese. Keshtu, mjeket stomatologet dhe farmacistet, te cilet do te fillojne ta ushtrojne profesionin e tyre (do te licencohen) pas fillimit te ciklit te pare (janar 2010), duhet te permbushin kerkesat e programit te ricertifikimit. Profesionistet e regjistruar ne programin e ricertifikimit duhet te mbledhin nje numer jo me te vogel se 150 kredite ne 5 vitet e ciklit te pare te programit te ricertifikimit. Numri i krediteve te rekomanduara dhe te detyrueshme ne secilin vit kalendarik te ciklit te pare eshte i ndryshem. Ne varesi te planeve te tyre individuale, profesionistet e perfshire ne kete program duhet te mbledhin te pakten 50 per qind te krediteve te rekomanduara per secilin vit, me kusht qe brenda ciklit te pare 5-vjecar te programit, te plotesohet numri i pergjithshem prej 150 kreditesh. Profesionistet, te cilet zgjedhin te plotesojne vetem numrin minimal te detyrueshem te krediteve per nje ose me shume vite kalendarike te ciklit, duhet qe brenda viteve te tjera te ciklit te plotesojne 150 kreditet e kerkuara. Ne te njejten menyre, profesionistet qe e kalojne numrin e rekomanduar te krediteve te nje ose me shume viteve kalendarike te ciklit, mund t'i transferojne keto kredite ne vitet pasardhese te te njejtit cikel. Ne rastet kur profesionisti nuk ploteson numrin e krediteve per secilin vit ose numrin e pergjithshem prej 150 kreditesh ne 5 vjet, atehere rrezikon ushtrimin e profesionit.
Perjashtmet
Mjeket, stomatologet dhe farmacistet, te cilet gjate nje viti kalendarik te ciklit te programit, nderpresin punen per nje periudhe 4-mujore ose edhe me gjate, perjashtohen nga kerkesat e programit per ate vit kalendarik. Nderkohe qe ata profesioniste, te cilet jane ne pension dhe nuk ushtrojne profesionin e tyre, perjashtohen nga programi i ricertifikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›