E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paviqeviq: Do të punoj në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Përfaqësuesi i qeverisë së Serbisë dhe zyrtar ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviqeviq, i cili të nesër e fillon punën në kryeqytetin e Kosovës, tha sonte se puna e tij do të jetë para së gjuash zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.

Sipas tij, para vitit 1990, në Prishtinë kanë jetuar mbi 40 000 serbë. “Ata që kanë mbetur mund të numërohen në gishta të dy duarve. Shpresoj se ky numër do të rrtitet dhe se do të nisë kthimi”, deklaroi Paviqeviq në një bisedë për TV Pink.

Asi shtoi se do të jetë i vendosur në misionin që do të gjendet në ndërtesën e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Paviqeviq ka qenë në krye të delegacionit të Serbisë që ka negociuar me përfaqësuesit e Kosovës për çështjet teknike./Indeksonline 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›