E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, u vetëdogj shkaku i borxheve

Radovan Zh. (56) nga Valeva e Serbisë ka bërë vetëvrasje të dielën në mëngjes në shtëpinë ku ka jetuar, duke u vetëdjegur. Sipas deklaratave të para të hetuesisë, ai ia ka marrë jetën vetes në shtëpi, ku ka jetuar i vetëm, kurse sipas informatave jo zyrtare, ai ka hyrë në borxhe (kishte një dyqan në shtëpinë e tij) që nuk ka mundur t’i kthejë andaj ka vendosur të çojë dorë mbi veten.

Si raporton agjencia Beta, te ai nuk është gjetur ndonjë “letër lamtumirëse”, andaj për motivin nuk mund të flitet plotësisht me siguri./Indeksonline 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›