23 vjeçari humb jetën në Liqenin e Batllavës

23 vjeçari Naim Fazliu ka humbur sot jetën në plazhin numër katër në Liqenin e Batllavës.
Sipas Klan Kosovës, Fazliu kishte shkuar për tu freskuar në këtë liqen por se është fundosur në ujërat e liqenit.
Trupin e tij e kanë nxjerrë zhytësit profesionistë, për të cilët banorët e kësaj ane kanë kërkuar që të jenë të përhershëm në këtë vend.
Kjo është viktima e parë në Batllavë për këtë vit, derisa sipas banorëve të asaj ane çdo vit në këtë liqe shënohen viktima./Indeksonline