E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Arvizu nesër bashkëbisedim online

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu zhvillon neser nje tjeter bashkebisedim online me te interesuarit per kendin “Pyet Ambasadorin”, shkruan "Panorama".

Ne faqen e vet zyrtare ne FB, ambasada amerikane njofton se “Nesër, 17 qershor, në orën 14:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë online, nëpërmjet programit “Pyet Ambasadorin”.

Sipas ambasades, tema e këtij bashkëbisedimi do të jetë: Zgjedhjet e Ardhshme Parlamentare.

“Nëse keni pyetje mbi këto zgjedhje, bëjini gati dhe postojini nesër në murin (wall) e faqes së Ambasadës Amerikane në Facebook. Ne presim me kënaqësi pyetjet tuaja!”- njofton ambasada./Indeksonline

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›