Berisha, ftese biznesit japonez per investime ne Shqiperi
Kryeministri Berisha zhvilloi diten e djeshme, ne Tokio, takime te ngjeshura me perfaqesues te larte politike japoneze, biznesmene dhe median vendase. Keshtu, gjate vizites se tij, Berisha dhe delegacioni shqiptar zhvilluan takime me ministrin e Financave te Japonise, Fukushiro Nukaga dhe ministrin e Ekonomise, Tregtise dhe Industrise, Akiro Amari. Po keshtu, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim edhe me Guvernatorin e Bankes se Japonise per Bashkepunim Nderkombetar, Koji Tanamin dhe kryetarin e Organizates se Tregtise se Jashtme te Japonise, Yasuo Hayashi. Ne keto takime, Kryeministri Berisha prezantoi potencialet e Shqiperise per te perthithur investimet e huaja. Nga ana tjeter, perfaqesuesit e larte japoneze i siguruan Kryeministrit Berisha se do te intensifikonin marredheniet e biznesit mes dy vendeve, duke shprehur interes per te investuar ne Shqiperi. Po keshtu, dje delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Berisha pati dje nje mengjes pune me deputetin Takeshi Tokuda dhe drejtues te grupit "Tokushuka". Kryeministri Berisha beri edhe nje prezantim te reformave ekonomike dhe fiskale, si dhe te masave te ndermarra nga qeveria shqiptare per terheqjen e investimeve te huaja, ne nje takim me perfaqesues te biznesit dhe te kompanive me te medha japoneze si "Panasonik", "Mitsubishi" dhe "Marubeni". Ne kuader te ketij prezantimi, Berisha pati edhe nje takim me zevendeskryetarin e Dhomes Japoneze te Tregtise dhe president i bordit te korporates "Mitsubishi", Mikeo Safaki. Interes per viziten e delegacionit shqiptar ne Japoni shfaqen edhe mediat vendase. Kryeministri Berisha mbajti diten e djeshme nje konference shtypi per median japoneze, ne Qendren e Shtypit, gjate se ciles Kryeministri iu pergjigj interesit te gazetareve lidhur me zhvillimet ne Shqiperi dhe situaten ne rajon. Ne kete takim, Berisha eshte i shoqeruar nga ministri i Jashtem, Lulzim Basha, ministri i Financave, Ritvan Bode dhe ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli.
F.Mejdini