E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni Artificial kthehet ne plazh publik

Luljeta Ndoka
Pa makina, me ndricim, nje amfiteater per t'u pasur zili dhe pse jo, nje dyndje njerezish, te cileve nuk do t'u behet qe te largohen nga mjediset e Liqenit Artificial te Tiranes. Ky eshte projekti ambicioz, i cili eshte fare prane konkretizimit. Lajmin e ka dhene dje kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, menjehere pas mberritjes ne Shqiperi, pas nje vizite ne Kuvajt.
Masterplani per Tiranen parashikon qe hyrja ne park te behet nepermjet korpusit. Ajo do te shoqerohet gjithashtu me ristrukturimin e disa hapesirave te gjelbra. Sipas projektit, diga do te ristrukturohet dhe do te kthehet ne nje plazh publik, ku do te ndertohen disa struktura druri te mbajtura me konstruksion metalik, te cilat do te sherbejne per qytetaret. Per funksionimin e plazhit do te pastrohet uji i liqenit, si nje pike kyce per mirefunksionimin e parkut. Nderkohe, pjese e projektit do te jete edhe fidanishtja, e cila eshte menduar te ngrihet ne pjesen jugore te parkut. Gjithashtu jane konceptuar strategjite per strukturimin e atyre objekteve apo strukturave ekzistuese ne park, sic eshte amfiteatri, i cili do te rehabilitohet apo pika te tjera qendrimi, te cilat aktualisht nuk jane ne funksionim. Ndricimi ne park perben projektin tjeter teper te rendesishem te funksionimit te tij, i cili do te perfshije elemente te ndryshem dekorative, si ndricim pedonal, ndricim i fshehur etj.
Kuvajti ka premtuar se bashkepunimi me ane te financimit per qendren e Tiranes me 5 milione euro, te mos jete i vetmi. Rama tha dje, ne nje konference te posacme, se Kuvajti i ka dhene shpresa per mbeshtetjen edhe te projekteve te tjera. "Kemi rene dakord qe projekti me prioritar, per te cilin ne do te bejme gjithcka duhet qe ta prezantojme ne kuadrin e nje plani afatshkurter, te jete rijetezimi sipas standardeve bashkekohore mjedisore i Parkut te Madh te Liqenit, bazuar ne masterplanin qe disponon aktualisht Bashkia e Tiranes", deklaroi Rama. Gjate prezantimit te strategjise per vitet 2007-2011, Rama deklaroi ne fillim te vitit te kaluar se Parku i Liqenit do te jete nje zone e mbrojtur, pa trafik makinash si dhe do te synohet qe per cdo person te kete te pakten 7 metra katrore.
Parku sot...
Ne ditet e sotme, Parku i Liqenit Artificial te Tiranes eshte ne gjendje te mjerueshme. Uji eshte shume i ndotur, ndersa sa here qe ka reshje te rrembyeshme, banoret perreth rrine me friken e ndonje permbytjeje te mundshme. Era e mjediseve qe ofron parku nuk eshte aspak ashtu sic duhej te ishte, ndersa mjediset duken me shume si ndonje rrenoje. E para gje qe te bie ne sy ne kete ambient dikur te mrekullueshem, eshte papastertia. Ambalazhe patatinash, paketa cigaresh bosh, qese plastmasi te zhubravitura, apo edhe bidone plastike bosh, te shoqerojne ngado qe te shkosh. Edhe ne vendet ku ka kosha, mbeturinat jane te shumta, ndersa koshat bosh. Parku i Liqenit eshte pese parqe ne nje. Si nje peizazh i diferencuar me teper, Parku i Liqenit permban 5 zona me karakter te ndryshem qe te gjitha se bashku formojne nje teresi te ekuilibruar dhe koherente: "Berthama Familjare", "Pylli puqet me Ujin", 'Pylli Aktiv", "Natyra e Thelle" dhe "Copa-Tirana".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›