E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati lejet per 25 shtesa pallatesh

Rreth 25 shtesa pallatesh ne Tirane presin qe te marrin lejen e legalizimit pas miratimit ne mbledhjen e KRRT-se se Bashkise te kryeqytetit. Burime nga Agjencia e Legalizimeve kane bere te ditur dje se per keto shtesa pallatesh ka perfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor dhe presin mbledhjen e ardhshme te KRRT-se per te marre miratimin. Nderkohe, sipas ATSH-se, ne bashkite e medha kane kaluar deri tani per legalizim nje numer i konsiderueshem blloqe banimesh, objektesh te vecuara apo dhe pallatesh te reja me shtesa. Sipas ketyre burimeve, deri tani jane miratuar ne KRRT, 25 mije ndertime informale, te cilat, tashme behen pjese e tregut. Ne kuader te ketij procesi, vetem KRRT-ja e Bashkise se Tiranes, ka miratuar deri tani 62 pallate me shtesa. Gjithashtu dhe ne KRRT-te e qyteteve te tjera, si ne Durres, Elbasan, Vlore etj., po punohet per pergatitjen e dokumentacionit per pallatet qe kane devijuar projektin e ndertimit.

Ligji, shoqata e gjyqtareve kunder politikes
Komisioni i Ligjeve vendos qe t'ia leje te dy institucioneve dhe Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Ministrise se Drejtesise, inspektoratin qe merret me kontrollin e gjykatave. Ne pamundesi per te zgjedhur, kur KLD e kerkonte te ishte nje i vetem ne varesi te saj, por edhe ministri i Drejtesise te njejten gje, deputetet vendosen ta lene sic eshte. Dy inspektorate, me funksione te njejta, perkatesisht ne dy institucionet. Ndonese zgjidhi kete debat, komisioni serish nuk i mbylli diskutimet e fundit mbi projektin per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor", pjese e paketes se reformen ne drejtesi. Nje prej anetareve, Aldo Bumci, tha dje pas mbledhjes se radhes, se rishikimet e fundit per projektin vijojne, e vetem javen e ardhshme projekti mund te dorezohet per votim ne seance plenare. Kur mendohet se cdo nen i projektligjit po arrin te votohet me konsensus ne komision, Shoqata Kombetare e Gjyqtareve kerkon qe ai te mos votohet ne Kuvend. Kryetarja e kesaj shoqate, Manjola Bejleri, tha dje se projekti eshte ne dem te pushtetit gjyqesor, pavaresisht konsensusit te politikes. "Ndarja e kontrollit te gjykatave mes KLD-se dhe Ministrise se Drejtesise nuk duhet lejuar", tha Bejleri. Ajo theksoi gjithashtu se gjate shqyrtimit te projektit nuk eshte marre mendimi i grupeve te interesit, sic jane gjyqtaret. Mendim qe, sipas saj, duhej te merrej qe ne fillim te hartimit te projektit e ne vijim. Ne replike, Bumci kundershtoi kritikat e kryetares se shoqates se gjyqtareve. Sipas tij, komisioni ka marre parasysh pjesen me te madhe te pretendimeve dhe sugjerimeve te bera. Por, sigurisht, tha Bumci, nuk mund te lejonte qe ligji te behej si duan ata.
Verejtjet e gjyqtareve
Percaktimi ne menyre te qarte i rolit dhe kompetencave qe do te kete ne raport me pushtetin gjyqesor Inspektorati i Ministrise se Drejtesise dhe Inspektorati i KLD-se.
Pavaresia e gjyqesorit nuk permiresohet duke e lene ende pushtetin gjyqesor nen kontrollin e politikes.
Ministria e Drejtesise duhet ta shtrije kontrollin e saj deri tek administrata gjyqesore, duke mos dualizuar me kompetencat dhe veprimtarine e KLD-se si autoriteti shteteror per kontrollin e veprimtarise se gjyqtareve te rrethit dhe apelit. Ky projektligj nuk sjell asnje reformim ne kete drejtim.
Ndonese ka synuar te beje rregullim lidhur me karrieren e gjyqtareve ky projektligj ka bere shume pak. Jane pothuajse te njejtat dispozita me ato ekzistuese qe normojne menyren se si nje gjyqtar fiton statusin dhe kalon nga rrethi ne apel apo ne Gjykaten e Larte.
Nje pike e kontestueshme e ketij projektligji jane dhe masat disiplinore dhe llogaridhenia e gjyqtareve lidhur me shtimin e llojeve te tyre dhe menyren e procedimit.
Ky projektligj nuk sjell asnje reformim, ndryshim ne permiresim lidhur me administrimin e sherbimeve ne gjykate.
Administrata gjyqesore eshte pa status te vecante, trajtohet me nje pagese shume te ulet, ndonese kryen nje pune shume te rendesishme dhe ka nje kontakt te drejtperdrejte me publikun.
Nuk u mor mendimi i grupeve te interesit, gjyqtareve ne hartimin e ketij projektligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›