Kerkesa, pulle e dyfishte sigurie per barnat
Per te eliminuar abuzimet me barnat e rimbursueshme, eshte e nevojshme qe keto te fundit te pajisen me pulle te dyfishte sigurie. Kjo ka qene kerkesa e anetareve te Komisionit te Shendetesise dhe vecanerisht deputeti Alfred Gega i ka kerkuar ministrit te Shendetesise, qe gjate ketij viti te mundesoje futjen e kesaj pulle. Kjo pulle do te mundesoje kontrollin e shitjes se barnave me rimbursim si dhe do te jape informacionin se kush pacient i ka perdorur ato. "Pulla e sigurise, qe vendoset per te gjitha barnat e regjistruara ne vendin tone, duhet te jete e dyfishte, pasi kjo pulle krijon me shume siguri per kontrollin e barnave dhe cilesine e tyre", ka pohuar deputeti Alfred Gega. Sipas tij, kontrolli kryhet ne nje menyre shume te thjeshte per vete faktin se nje nga pullat vendoset te medikamenti dhe pulla tjeter te receta e rimbursueshme. "Kjo procedure i lehteson kontrollet Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, pasi do te pranoje vetem ato receta, te cilat permbajne kete pulle. E thene ndryshe eshte e njejta procedure si me biletat e autobusit, ku ka edhe nje kundra-bilete per kontrolloret", thekson Gega. Perfaqesuesit e "Urdhrit te Farmacistit", pervec vendosjes se pulles se dyfishte, kerkojne edhe bar-kodet per regjistrimin e medikamenteve. "Pulla e dyfishte duhet te ishte vendosur ne kohen kur u mor vendimi per pullen qe sot kane medikamentet, sepse kjo ndalon abuzimet. Por ajo qe eshte me e rendesishme per kontrollin e ilaceve, eshte vendosja e nje bar-kodi shqiptar dhe jo thjesht regjistrim te ilaceve nga firmat nga vijne", ka theksuar presidenti i "Urdhrit te Farmacisteve", Arjan Jaupllari.