Berisha, ftese gjermaneve te "zbulojne" Shqiperine
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha shfrytezoi dje takimin me gazetaret e medieve prestigjioze gjermane, per te ftuar qytetaret gjermane te vizitojne Shqiperine, duke u premtuar se ketu do te gjejne jo vetem panoramen e mrekullueshme, por edhe mikpritjen. Gjate nje takimi me gazetaret qe ndodhen per nje vizite disaditore ne vendin tone, kreu i qeverise i informoi gjithashtu ne detaje me klimen politike, situaten e qendrueshme ekonomike dhe hapat e Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Europian. "Per shoqerine shqiptare, nuk ka projekt me madhor per kete shekull se integrimi ne Bashkimin Europian. 20 vjet me pare, Shqiperia ka qene vendi me unik ne Europe, i cili nuk gezonte thuajse as edhe nje standard europian, edhe pse ekzistonte ne kete kontinent. Ne vitin '92, Shqiperia renditej vendi i trete me i varfer ne bote, se bashku me Uganden e Angolen. Sot, ajo i perket grupit te vendeve me te ardhura te mesme te larta, sipas Bankes Boterore dhe institucioneve te tjera financiare", - informoi Berisha. Ai theksoi se qeveria shqiptare, e konsideron procesin e integrimit, nje proces te bazuar ne merite dhe po punon me perparesi per realizimin me shpejtesi te standardeve e normave te kerkuara per anetaresimin ne BE. Ne kete kontekst, Berisha nenvizoi se ajo qe qeveria synon eshte zhvillimi i qendrueshem i vendit. "Shqiperia vend i zhvilluar eshte projekti, me te cilin ne synojme te behemi pjese e BE-se dhe ne realizim te kesaj, gjate ketyre viteve jane ndermarre nje sere reformash kyc ekonomike, fiskale dhe strukturore. Fale edhe ketyre reformave, ekonomia shqiptare arriti t'i rezistoje krizes me te rende ekonomike dhe financiare qe Europa e bota ka njohur", - theksoi Berisha. Nje tjeter aspekt i rendesishem, ku jane perqendruar perpjekjet e qeverise, tha me tej Kryeministri, eshte edhe teknologjia e informacionit. Sipas tij, aplikimin e procedurave dixhitale ne sherbimet publike, shihet si nje nga faktoret e rendesishem ne rritjen e transparences dhe luften kunder korrupsionit. "Shendetesia, turizmi dhe mjedisi jane gjithashtu fusha me fokus te vecante ne programin e qeverise", - tha Berisha. N? vijim, Kryeministri paraqiti potencialet qe Shqiperia ofron per investime. Duke folur mbi ecurine e procesit integrues te vendit, Kryeministri vleresoi normalizimin e situates politike ne vend, duke theksuar se forcat politike po bashkepunojme ne parlament per realizimin e reformave te kerkuara ne kuader te integrimit europian. Ne perberje te grupit jane perfaqesues te gazetave te mirenjohura "Frankfurter Allgemeine Zeitung", "Tagesspiegel", "Märkische Allgemeine Zeitutng", "Berliner Zeitung", gazetes ekonomike "Handelsblatt", revist?s "Spiegel online" etj.
Gazetaret gjermane, tur ne qytetet arkeologjike shqiptare
Qellimi i vizites se gazetareve gjermane eshte njohja nga afer me Shqiperine, zhvillimet dhe qasjen qe qeveria e shoqeria shqiptare kane ndaj procesit te integrimit ne Bashkimin Europian. Ata pohuan dje se me interes te vecante prisnin zhvillimin e nje turi njohes ne disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durresi, Berati, Saranda, Butrinti, cka do t'i jape mundesine te njihen edhe me historine e kulturen shqiptare. Vetem dy dite me pare, grupi i gazetareve gjermane u prit edhe nga Ministri i Jashtem, Edmon Haxhinasto.