E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu dhe Tahiri, ne SHBA: Mbeshtetje per reformen e pronat

Rozeta Rapushi

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe deputeti i PDIU-se, Dashamir Tahiri, moren dje mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per ceshtjen e pronave dhe reformen zgjedhore. Gjate nje takimi me kryetarin e Kongresit, John Bohener, dy deputetet e mazhorances informuan ne detaje ne lidhje me ecurine e reformave ne Shqiperi. Nga ana e tij, kryetari i kongresit vleresoi zhvillimet demokratike ne Shqiperi, rolin dhe kontributin e vendit tone dhe faktorit shqiptar ne Ballkan. Ai cmoi vecanerisht kontributet konkrete te Shqiperise si vend anetar i NATO-s, angazhimet e saj ne misionet paqeruajtese, sidomos kontributin e drejtperdrejte ushtarak ne Afganistan. Si Mediu ashtu edhe Tahiri gjate vizites se tyre ne Washington moren pjese ne nje mengjes pune me senatoret John Kerry, Kryetar i Komisionit te Jashtem dhe ish-kandidat per President i SHBA-se, si dhe liderin e senatit Hary Reid. Po keshtu, takime u zhvilluan me senatoret Dan Coats, Isakson, Wiker, Hutchinson, Enzi, Klobuchar, Akaka, Coons, Sessions etj. Ne takimet e vecanta me senatorin Jim Inhof dhe Mark Prayor u theksua nevoja e vazhdimit te reformave demokratike ne Shqiperi dhe forcimi i institucioneve ne sherbim te te drejtave te qytetareve. Mediu dhe Tahiri, pasi falenderuan mbeshtetjen e qeverise Amerikane dhe Kongresit per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, zhvillimeve demokratike, vune theksin ne qendrimet programore te partive te tyre, te cilat konsistojne pikerisht ne ceshtjen kombetare shqiptare, respektimin e te drejtes se prones private si nje e drejte themelore e percaktuar si e tille ne Konventen Europiane te Drejtave te Njeriut. Po ashtu, ata theksuan nevojen e nje reforme zgjedhore te drejte qe te garantoje lirine dhe te drejten e votes, si dhe perfaqesimin e drejte ne Parlament. Ne te njejten fryme miqesore dhe mirekuptimi u zhvilluan takimet me kongresmenet Robert Aderholt dhe Dana Rohrabacher. Ne te gjitha takimet u theksua nga kongresmenet, se SHBA mbeshtesin zhvillimet ne Shqiperi, reformat e qeverise, por njekohesisht duke kerkuar bashkepunim te forcave politike per interesat e vendit dhe ne menyre konkrete te proceseve integruese, te cilat do te bejne te mundur ndertimin dhe funksionimin e institucioneve sipas standardeve demokratike ne sherbim te shqiptareve.

Takimet

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, dhe deputeti i PDIU-se, Dashamir Tahiri, gjate vizites se tyre ne Washington u takuan me senatoret John Kerry, Dan Coats, Isakson, Wiker, Hutchinson, Enzi, Klobuchar, Akaka, Coons, Sessions etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›