E Diel, 1 Nëntor 2026

Superoperacion i policisë në Kamzë, 15 të ndaluar

Një superoperacion i policisë së shtetit ka bërë të mundur ndalimin e 15 personave në Kamzë.

Sipas informacioneve operacioni është ndërmarrë që në orët e para të mëngjesit ndërsa mësohet se është kapur edhe një sasi armësh dhe municionesh luftarake.
 

Mësohet se gjatë operacionit ka pasur të shtëna armësh ndaj policisë por nuk raportohet për të lënduar.
 

Ndërkohë pritet që në orët në vijim policia e shtetit të japë më shumë detaje për operacionin si dhe identitetin e të ndaluarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›