Obama premton ti japë fund luftës në Afganistan
SHBA- Presidenti amerikan Barack Obama ka premtuar ‘se do t’i japë fund punës së nisur në Afganistan’ dhe se do të përfundojë luftën atje.
Këto deklarata numri një i Shtëpisë së Bardhë i bëri duke iu drejtuar publikut amerikan nga një bazë ushtarake në Afganistan. Duke theksuar se SHBA duhet t’i japë fund përgjegjësive të luftës.
Duke folur një vit pas vdekjes së Osama Bin Laden zoti Obama falenderoi trupat amerikane dhe përshendeti planet për t’i dhënë fund operacioneve luftarake.
Presidenti Obama mbërriti në Afganistan në një vizitë të paparalajmeruar publikisht për të firmosur një marrëveshje në marrëdhënieve të ardhshme mes Afganistanit dhe SHBA-ve, me presidentin afgan Hamid Karzai, në prag të samitit të NATO-s.
Pak orë pas fjalimit të tij së paku 7 persona humbën jetën në një sulm vetëvrasës në Kabul. Zyrtarët afganë thanë se viktimat ishin civilë, fëmijë nga një shkollë aty pranë dhe shtatëmbëdhjetë persona u plagosen.
Ndërkohë që më vonë talebanët moren përgjegjësinë për sulmet. Më parë zoti Obama tha se pakti me presidentin Karzai ‘ishte një lëvizje historike’ për të dyja kombet. Në fundjavë presidenti pritet të shpallë fushatën e tij për një rizgjedhje në krye të Shtëpsië së Bardhë, por sipas analistëve marrëdhëniet e Jashtme nuk do të dominojnë.
Një ndër aryset që ai u zgjodh është se premtoi t’i japë fund luftrave dhe se do të ndryshonte politikën e Jashtme të Amerikës, premtim që e ripërsëriti edhe nga baza ushtarake në Afganistan.
Ndërkohë që NATO ka nisur tërheqjen graduale të trupave nga Afganistani, kthimi në atdhe i të gjithë ushtarëve pritet të përfundojë në fund të vitit 2014. Korrespondet e BBC raportojnë se kjo duket si një taktikë e zotit Obama për të bindur zgjedhësit amerikanë se po ndjek një strategji për të pushuar luftën. Rreth 23 mijë nga 88 mijë trupat amerikane pritet të lënë Afganistanin këtë verë.
Dorina Bilbili/IDEA/