Tiranë, vritet pronari i një taverne, plagosen edhe 3 persona
Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë orëve të natës në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një tavernë përballë prokurorisë së rrethit të Tiranës ku është vrarë pronari i tavernës Nikolin Doda.
Mësohet se ngjarja ka nisur brenda tavernës ku disa klientë kanë filluar të grinden. Viktima mendohet se ka ndërhyrë për të ndalur sherrin por ka mbetur i vrarë.
Gjithashtu mësohet se nga të shtënat me armë janë plagosur dhe 3 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.