Rama: Te nxjerrim arsimin nga bataku ku eshte futur
Kreu i selise roze, Edi Rama ka zhvilluar dje nje takim me intelektuale, arsimtare me dhe pa parti ne Fier. Qellimi i ketij takimi ka qene arsimi shqiptar, qe sipas Rames eshte ne nje gjendje te mjerueshme dhe se si duhet te ndiqen politikat arsimore per ta nxjerre arsimin nga kjo gjendje ku eshte future. Rama ka pohuar se takimi eshte tej kufijve te PS-se. Per politikat ne arsim, ka pohuar ai, duhen politika reale, konkrete pasi keshtu mund te nxirret arsimi nga bataku ku eshte futur, pasi vetem keshtu mund t'i hapim rrugen arsimimit te femijeve tane. "PD-ja nuk e ka mbajtur premtimin e dhene ne vitet e qeverisjes se saj", deklaroi Rama . "Vijme ne qarkun e Fierit pas takimeve e dialogut qe kemi zhvilluar ne Kukes, Gjirokaster, Sarande, Lezhe qe jane modele te suksesesit, ku duam te zbatohen. Se bashku duhet te hartojme politika te reja qe te ndertojme nje arsim modern qe ti pergjigjet politikave dhe hapave te kohes", ka pohuar kreu i selise roze, Rama. Ai shoqerohej nga Ledi Shamku , deputetet Klosi,Bufi e Stefa.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj