E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton në zyrë mësueset demokrate

Pritja

Më 7 Mars për mësuesit në të gjithë Shqipërinë ka ardhur dhe urimi i Kryeministrit. Në një pritje të organizuar për një përfaqësi të tyre në ambientet e Kryeministrisë, Sali Berisha i ka garantuar ata se arsimi do të mbetet një nga prioritetet e qeverisë së tij dhe për vitet në vazhdim.

“Shtrëngoj dorën të përshëndes çdo mësuese dhe mësues të këtij vendi, t’ju uroj gëzuar këtë festë që është një ditë e shënuar jo vetëm për arsimin, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Me përkushtimin tuaj, me angazhimin, ju ia keni dalë që sistemin arsimor ta spostoni përmes reformave në një nivel të ri. Dua të garantoj se për qeverinë time arsimi ka qenë dhe do të mbetet përparësia më madhore”, tha Berisha.

Kryeministri ka përcjellë një urim të veçantë dhe për mësuesit e tij në vite, duke u shprehur atyre mirënjohjen.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›