Berisha fton opozitën në ceremonitë e inaugurimeve
11/06/2010 Kërkesa drejtuar Partisë Socialiste
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga opozita që të jetë realiste në qëndrimet e saj për sa i përket ecurisë së ekonomisë së vendit. Duke folur në ceremoninë e inaugurimit sot, në shkollën e re 9-vjeçare “Gjok Elezi”, në lagjen Sanxhak të qytetit të Laçit, shefi i ekzekutivit ka theksuar se me investimet e kryera nga Qeveria po inaugurohen çdo ditë rrugë të reja, shkolla të reja, ujësjellës e kanalizime. “Megjithatë, tha Berisha, në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër bazuar në nihilizmin, krerët e opozitës mohojë çdo gjë. Dalin para mediave të vrerosur gjoja për atë që krijojnë vetë në mendjen e tyre. Flasin për krizë dhe krizë të madhe, sepse krizë kanë në kokën e tyre”. Kryeministri ftoi deputetët e Partisë Socialiste që të marrin pjesë në këto ceremoni inaugurimesh, pasi, siç tha ai, nuk janë vetëm për demokratët, këto janë për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga bindjet partiake. “Zotërinj, mos shikon realitetin me gjyzlykët e kryetarit, sepse unë ju jap fjalën e nderit se kryetarit gjithnjë e më shumë po i nxihen gjyzlykët. Urdhëroni zonja dhe zotërinj deputetë të Partisë Socialiste, në çdo komunë ku do të shkojë Kryeministri jeni të ftuar, në çdo komunë ku shkojnë ministrat për inaugurim jeni të ftuar, sepse këto vepra jo vetëm që ndërtohen për të gjithë qytetarët, kanë mundin dhe djersën taksapaguesit socialistë gjithashtu, si gjithë të tjerët”, tha kreu i Qeverisë.