E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton presidentin e kompanisë “Iberdrola” të investojë në Shqipëri

TIRANë- Kryeministri Berisha priti sot në një takim presidentin e kompanisë prestigjoze spanjolle, në fushën e energjisë “Iberdrola”. Presidenti që shoqërohej nga amabasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobbio, i shprehu kryeministrit Berisha konsideratat e larta për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, si dhe shprehu bindjen dhe gadishmërinë e tij, për të qenë prezent në Shqipëri e përmes saj edhe në Ballkan në vijim, nëpërmjet projekteve serioze.

Kryeministri Berisha falënderoi kompaninë për prezencën e saj në Shqipëri, ndër të tjera edhe me projektin e rëndësishëm për rrjetin elektrik të qytetit të Fierit dhe e ftoi për bashkëpunim në të ardhmen në fusha të tjera, në sektorin e energjisë. Kryeministri Berisha e njohu presidentin e kompanisë “Ibedrola” me mundësitë e shumta që ofron Shqipëria, sic janë marrëveshjet koncensionare për 440 hidrocentrale të vogla, në platformat për prodhimin e energjisë nga era dhe masat organike, apo në kaskadat e Vjosës. Kompania “Iberdrola” është e katërta për nga madhësia në botë, e para në fushën e energjisë të rinovueshme dhe të erës, e pranishme në shumë vende të botës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›