“Emri” Fuere: Cështja të zgjidhet deri në qershor
SHKUP- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Ervan Fuere kërkoi sot përshpejtimin e negociatave mes Greqisë dhe Maqedonisë, për zgjidhjen e çështjes së emrit deri në muajin qershor.
Fuere i ka përsëritur kërkesat e komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule i cili gjatë vizitës javën e kaluar në Maqedoni porositi që kjo çështje mes dy vendeve fqinje të mbyllet sa më shpejt.
“Siç e dëgjuam eurokomisionerin Stefan Fule gjatë javës së kaluar, unë mund të përsëris atë që tha ai, se jemi të bindur që të dyja palët do të hyjnë në dialog të përshpejtuar, për të gjetur zgjidhje të kënaqshme deri në muajin qershor”, theksoi Fuere.
(e.n/ina/BalkanWeb)