Berisha gati t’u lërë stafetën fëmijëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar dje se kutitë e votimit nuk do të hapen asnjëherë. Gjatë intervistës në emisionin Opinion, Berisha ka theksuar se kërkesa e Ramës nuk është në interes të popullit, por të një grupi punisto-mafiaoz. Ai mohoi më tej deklaratat e opozitës kundër fëmijëve të tij, ndërsa pohoi se ata nuk kanë përfituar në asnjë rast nga pushteti i tij. Lidhur me pjesëmarrjen e tyre në politikë ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa ka pohuar se janë të mirëpritur. “Që nga viti 90 e deri sa kanë shkuar në studimet jashtë ata kanë qenë çdo ditë në politikë, çdo ditë aktivë, në të gjitha grevat, protestat demonstratat. Në këtë konteskt ata kanë investimin e tyre në politikë. Kanë investimin e tyre në PD. Derën e kanë të hapur. Kur të duan mund të marrin pjesë në përputhje me të gjitha rregullat. Kur të duan mund të rihyjnë në politikë”, - tha ai. Sipas tij, nuk mund ti inkurajosh, sepse në këtë mënyrë do ti mbështeste, por as nuk mund ti pengojë. “Nëse hyjnë në politikë, ata do të ecin vetë jo me mbështetjen e të atit”. Ndërsa përmendi negociatat në vitin 2006, Berisha pohoi se negociatori mes tyre i kishte pohuar se vetë Rama kishte deklaruar se do të vriste veten. Më tej ai shtoi se kryesocialisti ka tentuar disa herë të bashkëpunojë me të, duke i çuar mesazhe. Madje, dhe tani, sipas Berishës, Rama po kërkon qeveri me bazë të gjerë.
Deklarata
“Mbeturina të regjimit të vjetër, në një kupolë mafioze në vitin 2009 po sillen në mënyrë identike siç silleshin në vitin 90”, - tha dje Berisha. Sipas tij, nuk ka dëshmi më flagrante të mendësisë dhe botëkuptimit stalinist sesa të mos njohësh një pushtet legjitim të dalë nga një votim i certifikuar nga 20 e ca mijë komisionerë të opozitës në të gjitha nivelet, nga qendra e votimit te KQZ, por dhe nga ndërkombëtarët. “Një votë e certifikuar nga 510 vëzhgues ndërkombëtarë, në raportet e tyre thuhet se nuk pati manipulim, e certifikuar nga kryetarët e qeverive të mbarë botës, nga 27 ministrat e BE. Të gjithë këta e dinë se opozita është jashtë Parlamentit, por e dinë se është për një kauzë mafioze dhe jo të vërtetë”, - tha ai.
Sipas Berishës, mund të ketë ndonjë shkelje brenda legjislativit, siç është premtimi i tij për ti dhënë shumicën në komisionin hetimor, por nuk mund të shkelet një vendim gjykate, i cili është guri i themelit të një sistemi demokratik. I pyetur për ngjashmërinë mes krizës së sotme dhe asaj të 97, Berisha tha se janë shumë ndryshe, sepse ajo ishte një krizë financiare. “Kriza e 97 u shfrytëzua për rebelim komunist”, - tha ai, ndërsa sot kemi Shqipëri anëtare të NATO-s dhe një vendim historik për anëtarësimin e saj në BE. Berisha ka pohuar dhe presionin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë lloj presioni, madje të gjithë janë pro qëndrimit të tij për të mos shkelur vendimin e gjykatës. Lidhur me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve si negociatorë ai tha se janë paralizuar nga kërkesat e Ramës, por shtoi se kreu i PS-së ka tentuar vetë të negociojë. “Kam pasur negociatorë gjatë dhjetorit 2006 dhe ai shkonte atje dhe thoshte Edi Rama, unë do vras veten dhe vinte tek unë dhe më thoshte këtë. Mos bëhemi bashkëpunëtorë në një vetëvrasje prandaj ta lemë të qetë”, - tha ai, duke supozuar kështu për një gjendje të paqëndrueshme mendore të kryesocialistit. Më tej Berisha ka shtuar se ka disa mesazhe që vërtetojnë se Rama ka kërkuar të bëjë koalicion. “Për fat të mirë, ka disa mesazhe. Ai ka bërë përpjekje serioze dhe tani bën, kërkon qeveri me bazë të gjerë. Ai do ishte i gatshëm sikur ti jepja dhe 2 ministri. Nuk mund të lexoj votën e lirë Rama, për mendësinë e tij staliniste”. Sipas Berishës, funksionimi i shtetit nuk pengohet edhe sikur opozita të mos hyjë për 4 vjet në Parlament. Apo proteston një muaj para selisë së Kryeministrisë. Ai renditi ligjet e rëndësishme të miratuara pa praninë e saj, ndërsa shtoi edhe përgjegjësinë e opozitës për mosmiratimin e disa ligjeve si ai për Gjykatën Administrative apo votat kundër për ligje që ishin në kuadër të integrimit në BE. “Parlamenti me 74, 73 apo 72 mund të funksionojë për 4, 8 apo 12 vjet. Kushtetutat e gjithë vendeve, e çdo vendi demokratik përcaktojnë mazhorancë 50 % plus 1. Me këtë nuk them se opozita nuk është e rëndësishme, por kur ajo vendos të mos jetë në Parlament, qeveria nuk mund ti imponohet asaj”, - tha ai. Ai pohoi se opozita drejtohet nga një treshe që janë dy ministra punistë, Ruçi dhe Gjinushi dhe një disident i Spiro Kolekës, i cili njihet si një nga persekutorët kryesorë. Berisha ka kundërshtuar akuzat për fëmijët e tij duke pohuar se në asnjë rast ata nuk kanë përfituar nga pozicioni i tij. “Fëmijët e mi që janë juristë dhe avokate do mund të kishin pasur një aktivitet më intensiv, por për shkak të pozicionit tim u janë ndaluar fusha të tëra angazhimi. Ata asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të trajtojnë çështje që kanë të bëjnë me taksa dhe tatime të klientëve të tyre po me sferën publike. Berisha ka kundërshtuar dhe përgjegjësinë e djalit të tij në çështjen e Gërdecit. “Dhe nëse gjendet një rast i vetëm, le ta botojnë. Në një kohë kur nuk ekziston asnjë ligj që të pengojë veprimtarinë tyre. Asnjë çështje me sektorin publik. Në mënyrë absolute, kategorike. Janë bërë 36 mijë faqe hetime dhe ka vetëm një fakt të falsifikuar. Fëmijët e mi kanë respektuar një kod familjar, ndërsa për Ramën familja është 0. Nëse zonja Rama nuk do të kishte ndjekur interesat e të tjerëve, mendoj se do të kishte kompletuar më mirë atë çështje”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009