Rama prezanton strategjinë e re opozitare
Autori i Lajmit: Suela Topi
Partia Socialiste është gati të nisë valën e re të protestave “Berisha hap kutitë, ose ik”. Pohimi është bërë dje nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi që zhvilloi me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, së bashku me sekretarët rajonalë në rrethe dhe kryetarët e degëve të PS-së në të gjithë vendin. Kryetari i selisë rozë ka shpjeguar në këtë mënyrë strategjinë që do të ndjekë opozita pas skadimit të ultimatumit 10-ditor. Protestat në të gjithë vendin në mbështetje të grupeve të ndryshme shoqërore do të jenë pjesë e kësaj strategjie për të kulmuar përsëri me një miting në kryeqytet. “Ne sot nuk do kërkojmë thjesht kutitë, por largimin e Saliut. Ose hap kutitë, ose Berisha largohu. Kjo do të jetë motoja jonë e ardhshme”, - deklaroi Rama. Duke vazhduar fjalën për afatin dhjetëditor të vendosur nga PS-ja për të reflektuar, kreu i selisë rozë tha se këtij afati Qeveria iu përgjigj me akuza të ashpra ndaj deputetëve të opozitës. Rama, në mënyrë indirekte, ka ftuar dhe ish-kreun socialist Fatos Nano për tu afruar me PS-në, ndërsa ka pohuar se Berisha po vazhdon akuzat dhe shpifjet ashtu siç ka bërë më parë me Fatos Nanon. Rama lajmëroi se opozita është e vendosur të sakrifikojë deri në fund për të marrë të drejtën dhe për të mos lejuar më manipulimin zgjedhor, prandaj do të vazhdojë protestat dhe nuk do të hyjë në Kuvend. Në mbledhjen me dyer të hapura të Grupit të PS-së u vunë re dhe deputetë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe si Ben Blushi e Arben Malaj.
Deklarata
Rama prezantoi dje sloganin e ri opozitar “Hap kutitë ose largohu!”. Në përfundim të ultimatumit të vendosur për Berishën ai tha se do të nisë vala e re e protestave që do të shtrihet në gjithë vendin, edhe pse nuk përcaktoi një datë fikse për nisjen e tyre. “Ne sot e tutje nuk do të kërkojmë më thjesht hapjen e kutive, por largimin e Sali Berishës përderisa kutitë nuk hapen. “Hap kutitë ose largohu”, kjo do të jetë kryefjala e protestës sonë”, - tha ai. Kryesocialisti pohoi se protesta do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, përmes një opozitarizmi që do të jetë kudo ku shqiptarët përballen me pushtetin e së keqes. “Do të jemi me ta dhe për ta, në çdo qytet, pa i numëruar sa bëhen në protestë, por duke u vlerësuar të drejtën që u jep varfëria e ligji dhe nuk ua mohon dot Sali Berisha. Hap kutitë ose largohu nëse nuk u jep dot këtyre njerëzve të varfër atë që u takon me ligj e me zot”, - tha ai. Kryesocialisti theksoi më tej se ai asnjëherë nuk ka bërë akuza personale ndaj Berishës apo familjarëve të tij, por deklarata që tregojnë qartë përfitimet e tyre nga pushteti i Kryeministrit. Duke përmendur në këtë mënyrë djalin, vajzën apo dhe ata që Rama i quajti një dorë e ngushtë biznesmenësh, barku i pushtetit, aventurierë kurajozë që mbulojnë hartën e vendit dhe bëhen krahët që e kthejnë pushtetin politik në ekonomik për hesapin e të zotërve të punës. Rama shtoi se ky lloj modeli i importuar nga Saliu i Dytë prej realiteteve të Lindjes së skajshme ish-komuniste dhe i mbuluar me petkun e projektit evropian të demokracisë e të shtetit të së drejtës, mund të quhej edhe një demokraci e pagdhendur deri në 28 qershorin që lamë pas. “Jemi në këtë betejë për ti dhënë fund kësaj komedie banale që Sali Berisha luan me gjojadosjet e tij prej njëzet vjetësh, duke u turrur mbas kundërshtarëve si lehaqentë e gjyqeve të diktaturës”, - tha ai. Madje, ai kujtoi dhe deklaratat e Berishës që hidhte poshtë akuzat e bëra vetë ndaj Nanos. “Berisha, pa pikë turpi, edhe pasi ka thënë faqe botës, duke u zgërdhirë, se ato që tha 15 vjet për Fatos Nanon sduhet ti kishim marrë seriozisht se Fatosi është figurë historike, ato që tha kushedi sa vjet për Ilir Metën ishin lojë se zoti Meta është nuse për integrim, lëre më pastaj çka thënë për Rulët e Xhuvelët dhe si i ka bërë helaq Imamët e Neritanët, që sot i ka çingijet e orkestrës qeveritare e i nxjerr në mexhlis për të kënduar shpifjet e tij”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009