Pyetësori i KE, Qeveria miraton procedurat
Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria ka miratuar dje përcaktimin e procedurave të përkthimit të pyetësorit të Komisionit Evropian, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Këshilli i Ministrave ka vendosur që Ministria e Integrimit organizon procesin e përzgjedhjes së përkthyesve për përkthimin dhe rishikimin e përkthimit të pyetësorit të Bashkimit Evropian. Për këtë qëllim, Ministria e Integrimit ndjek këto procedura: shpall lajmërimin për përzgjedhjen e përkthyesve; përcakton kriteret për përzgjedhjen e tyre;
përcakton numrin e përkthyesve që do të përfshihen në këtë proces; ndan punën, ndërmjet përkthyesve, sipas kapitujve/nënkapitujve të pyetësorit dhe kujdeset për unifikimin e terminologjisë, gjatë procesit të përkthimit. Vlerësimi i kandidaturave bëhet nga një komision vlerësimi, i ngritur me urdhër të ministrit të Integrimit po ashtu dhe lista e përkthyesve do të miratohet nga kjo ministri. Tarifa e shpërblimit për përkthimin dhe rishikimin e përkthimit për një faqe kompjuterike është 2 000 (dy mijë) lekë, sipas standardeve të miratuara nga ministri i Integrimit. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Integrimit.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009