Berisha, gazetarëve gjermanë: BE, projekt madhor
TIRANË- Reformat për integrimin në BE, si projekti më madhor dhe potencialet e Shqipërisë për investime kanë qenë në qendër të takimit që kreu i qeverisë, Sali Berisha zhvilloi me një grup gazetarësh të mediave më prestigjoze gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri.
Ata e informuan Kryeministrin se qëllimi i vizitës së tyre sht njohja nga afër me Shqipërinë, zhvillimet dhe qasjen që qeveria e shoqëria shqiptare kanë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Ata i thanë Kryeministrit se me interes të veçantë prisnin zhvillimin e një turi njohës në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do ti japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare.
Kryeministri, duke iu përgjigjur interesimit të tyre, bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri. Për shoqërinë shqiptare, tha Kryeministri, nuk ka projekt më madhor për këtë shekull, se integrimi në Bashkimin Europian.
Qeveria e konsideron këtë proces të bazuar në meritë dhe po punon me përparësi për realizimin me shpejtësi të standardeve e normave të kërkuara për anëtarësimin në BE. Në këtë kontekst, ajo që ne synojmë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Shqipëria – vend i zhvilluar është projekti, me të cilin ne synojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe në realizim të kësaj, gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore- tha Berisha.
Kryeministri shfrytëzoi takimin me gazetarët e mediave prestigjioze gjermane, për të ftuar qytetarët gjermanë të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se në këtë vend do të gjejnë jo vetëm panoramën e mrekullueshme, por edhe mikpritjen e shkëlqyer të shqiptarëve.
Në përbërje të grupit janë përfaqësues të gazetave të mirënjohura Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Tagesspiegel”, Märkische Allgemeine Zeitutng”, Berliner Zeitung, gazets ekonomike Handelsblatt”, revists “Spiegel online”, stacioneve televizive Ëest Deutsche Rundfunk” dhe Mittel Deutscher Rundfunk”, filiale të ARD-së, Deutschland-Berlin-Brandenburg” (DBB), radios “RBB”, si dhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.