Makina përplas motorin, 1 i plagosur

Foto ilustruese
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.
Personi në fjalë po udhëtonte me motor në Unazën e qytetit, në afërsi të Ministrisë së Jashtme, kur është goditur nga një automjet.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar menjëherë në spital. Policia ka nisur hetimet. / G.N.