E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha gënjen për centralin bërthamor"

Kryeministri Berisha vazhdon të gënjejë dhe të bëjë demagogji për të mbuluar dështimet e tij ndaj shqiptarëve. Kështu është shprehur dje në sallën e Kuvendit, deputeti i PS-së, Taulant Balla. Deputeti socialist ka theksuar se Kryeministri dhe qeveria e tij kanë dështuar në të gjitha fushat në mënyrë të suksesshme, por ai në diskutimin e tij është ndalur vetëm në një çështje tek ajo e centralit bërthamore të trumbetuar fort javët e fundit nga Kryeministri. Duke dhënë fakte konkrete, Balla ka zbuluar hapur gënjeshtrën e Kryeministrit Berisha. Sipas tij, në një njoftim për shtyp të Kryeministrisë pak kohë më parë thuhej se Kryeministri Berisha ishte takuar me drejtues të firmës "Camuzzi Holding" nga të cilët është njohur me projektin që synon prodhimin e energjisë bërthamore në Shqipëri. Gjithashtu, Kryeministri thuhet në njoftimin e Kryeministrisë ka dhënë mbështetjen e tij për të krijuar gjithë infrastrukturën ligjore që kjo firmë të operojë në Shqipëri. Por, tha Balla, gënjeshtra e Kryeministrit nuk ka zgjatur shumë, pasi dy ditë më parë në mediat italiane është botuar një deklaratë e drejtuesve të kësaj firme, ku mohojnë faktin se ata janë takuar me Kryeministrin Berisha dhe se kanë folur me të për investuar një projekt të tyrin në Shqipëri për prodhimin e energjisë bërthamore. Më tej, drejtuesit e kësaj kompanie thonë se nuk ka asnjë lloj interesi për të investuar në këtë fushë në Shqipëri. Ky, tha Balla, është një shembull, si dhe në shumë fusha të tjera dhe në fushën energjetike gjen një zgjidhje përmes demagogjisë duke thënë se do të ndërtojmë central bërthamor për aq koha sa nuk ka asnjë projekt konkret, pra Kryeministri po gënjen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›