Portugalia, Deko: Ne shohim shumë larg
Mesfushori i Portugalisë, Deko, ka treguar se kombëtarja e drejtuar nga Skolari dëshiron të shkojë përsëri në finalen e Evropianit dhe kjo është arsyeja kryesore pse ishte e rëndësishme të siguroheshin sa më shpejt çerekfinalet. "Në turne të tillë, duhet siguruar kalimi sa më shpejt për të shmangur surpriza. Duhet fituar, edhe kur nuk luajmë mirë, pasi kështu fitohen ndeshjet që kanë rëndësi të madhe. Çekia na vuri në vështirësi, ndaj luajtëm në kundërsulm, duke e aplikuar mirë atë. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme, pasi duhej të testonim veten edhe në momentet e vështira e ne ia dolëm me sukses", tha ai.