Dekretet e Topit, Rajshtagu i Berishes?
Kuvendi pritet të rrëzojë me votat e shumicës dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Në fakt, Kuvendi nuk do të votojë asnjë nga emrat e propozuar nga Presidenti, por do të rrëzojë praktikën e ndjekur nga kryetari i shtetit në përzgjedhjen e emrave që i propozoheshin Kuvendit për miratim. Dhe këtu nis një debat i gjatë, i pashtershëm për atë se kush ka të drejtë, Kuvendi apo Presidenti, debat që nuk mund ta shuajë as edhe një vendim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese, i nxjerrë nga arkivat dhe i përshtatur me kohën dhe rastin në fjalë.
Për më shumë se dy javë, opozita bëri zhurmë, duke mbrojtur dekretet e Presidentit Topi, ndoshta duke e parë këtë fillimisht si një betejë për të treguar forcën mes grupimeve brenda Partisë Demokratike, por pa kuptuar që në fillim thelbin dhe përse-në reale të këmbënguljes së krerëve të mazhorancës për t‘i hedhur poshtë ato. Presidenti, me përzgjedhjen në autonomi të plotë të kandidaturave për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, mund të ketë pasur realisht synim, mes të tjerash, të tregonte forcën e tij, menjëherë pas miratimit me konsensusin PD-PS të ndryshimeve kushtetuese. Ndryshime këto që, pavarësisht nga përbetimet e drejtuesve të dy partive të mëdha, ia zvogëlonin atij ndjeshëm rrezen e veprimit dhe kompetencat.
Në të vërtetë, dekretet e kryetarit të shtetit ishin vetëm pika e fundit që derdhi gotën. Përpara se të mbërrinim te kjo përplasje e fundit mes Presidentit dhe shumicës që e zgjodhi, pas kuintave, mazhoranca dhe kryetari i saj kanë pasur shumë pakënaqësi të tjera ndaj kreut të shtetit. Pakënaqësia kryesore është me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, e cila ka mbështetjen politike të Presidentit të Republikës në çdo orë të ditës, çdo ditë të javës dhe çdo javë të muajit. Hetimet mbi Gërdecin dhe rihapja e një dosjeje, ajo e rrëmbimit dhe e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha nga SHIK-u, dhe vënia nën akuzë jo vetëm e njerëzve të Kryeministrit, por e qeverisjes së tij të dikurshme, nuk mund të kapërdihej lehtë nga Berisha. Në raste të tjera, Presidenti i Republikës kishte nisur të sillej edhe ai si paraardhësi i vet, Moisiu, duke kthyer mbrapsht ligje të rëndësishme të mazhorancës, siç ishte rasti i ligjit të legalizimeve.
Ndoshta Presidenti Topi harroi të bëjë llogaritë me njeriun, të cilin duhet ta njihte më mirë se shumica e aktorëve politikë, Kryeministrin Berisha. Duke treguar hapur me një seri lëvizjesh se nuk kishte ndërmend të kthehej në noter i thjeshtë në varësi të Kryeministrit, Presidenti nxiti zemërimin e kreut të mazhorancës, që asnjëherë nuk do të mësohet me njerëz që nuk i binden, duke vënë menjëherë në lëvizje një mekanizëm makiavelist, e që mund të rezultojë fatal në të ardhmen. Sepse e tillë, makiaveliste mund të cilësohet edhe mënyra e trajtimit dhe rrëzimit të pritshëm të dekreteve të Presidentit. Ato, pra dekretet, nuk marrin rëndësi thjesht nga fakti se do të /////rrëzuan, por nga arsyet që i paraprijnë këtij rrëzimi dhe efektet e pasojat që do të vijnë më pas.
Me votimin e Bamir Topit si President, Kryeministri Berisha mund të ketë menduar se institucioni i Presidentit nuk do t‘i sillte më probleme. Por rezultoi se zoti Topi me të dalë fizikisht nga rrethimi i Partisë Demokratike nuk ishte i prirur të mbetej edhe politikisht brenda gardhit. Presidenca ishte një mundësi që zoti Topi të krijojë profilin e tij, larg hijes së zotit Berisha. Prandaj, rrëzimi i dekreteve nga Kuvendi nuk është thjesht një tentativë e Kryeministrit për të vënë nën kontroll edhe aq Gjykatën e Lartë. Ky mund të jetë njëri nga synimet, por ai që qëndron më sipër dhe që është më i rëndësishëm se sa vetë Gjykata e Lartë është vënia nën kontroll e Presidentit të Republikës dhe mekanizmave që varen prej tij. Në rastin konkret, sot, Prokuroria e Përgjithshme, nesër, i gjithë sistemi i drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë.
Me arsyetimin se ka shkelur procedurën, nisur nga interpretimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi, duke rrëzuar dekretet për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë akuzon drejtpërdrejtë Presidentin e Republikës se ka shkelur Kushtetutën. Dhe një mazhorancë me këto motive mund të kërkojë në çdo kohë shkarkimin e Presidentit që shkel Kushtetutën. Natyrisht, zoti Berisha nuk do të tentojë me tentativën e parë shkarkimin e zotit Topi. Kjo do të ishte një iniciativë shumë e guximshme edhe për një person të paparashikueshëm si politikani Berisha, por me anë të këtij arsyetimi do të përpiqet të frikësojë kreun e shtetit, të rrisë presionin ndaj tij, ta kushtëzojë deri sa ta thyejë për ta kthyer përsëri si dikur në PD, në vartës të tij. Ndoshta deri kur zoti Berisha të vendosë të bëhet vetë President, siç thonë shumë zëra që qarkullojnë korridoreve të politikës. Pas zgjedhjeve të para që do të ndjejë se mund të humbasë. Më 2009 apo më 2013.
Dekretet e Topit në këtë mënyrë janë kthyer në Rajshtagun e Berishës. Pak rëndësi ka se të kujt janë duart që u vunë flakën dekreteve dhe kush i dogji ato. E rëndësishme është se Berisha, me Rajshtagun shqiptar, merr të gjitha pushtetet. Në mos sot, nesër.