Doganat, 500 milionë dollarë në arkën e shtetit
Administrata doganore vazhdon të rrisë çdo muaj nivelin e arkëtimeve, duke u bërë kështu burimi kryesor i të ardhurave për buxhetin e shtetit. Sikundër ka ndodhur dhe në periudhat e mëparshme, doganat për periudhën janar-maj 2008, kanë tejkaluar planin e vendosur nga Ministria e Financave në masën prej 5 për qind. Kështu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar në buxhetin e shtetit rreth 2 miliardë lekë ose rreth 22 milionë dollarë, më shumë se plani. Megjithatë, të dhënat nga zhdoganimi i mallrave të akcizës nuk duken dhe aq optimiste, pasi shifrat janë pothuajse të njëjta si të një viti më parë.
Arkëtimet
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për pesë muajt e parë të vitit ka arkëtuar për buxhetin e shtetit rreth 40 miliardë lekë ose rreth 500 milionë dollarë. Në krahasim me planin e vendosur në fillimviti, doganat kanë arkëtuar rreth 5 për qind më shumë. Burime zyrtare nga doganat konfirmuan dje se, në krahasim me pesëmujorin e vitit të kaluar, vihet re se niveli i arkëtimeve ka shkuar rreth 5 miliardë lekë më shumë ose rritje 15 për qind, "çka dëshmon për një rritje të qëndrueshme të të ardhurave doganore nga viti në vit", sqarojnë të njëjtat burime. Konkretisht, për muajin maj, niveli i arkëtimeve në pikat kufitare është realizuar në masën 100.3 për qind ndaj planit. Në shifra, dogana ka kontribuar në arkën e shtetit me rreth 9 miliardë lekë ose 27 milionë lekë më shumë se plani i vendosur nga Ministria e Financave.
Akciza
Rritja e zhdoganimit për mallrat e akcizës ka rezultuar për pesë muajt e parë të vitit në shifra të/////////////// jo domethënëse. Kështu, karburante janë zhdoganuar në 147 707 tonë, thuajse të njëjtën sasi si një vit më parë, periudhë gjatë të cilës janë zhdoganuar 148 395 tonë. Për sa i përket kafes, janë zhdoganuar 2501 tonë gjatë pesë muajve të parë të vitit 2008, krahasuar me 2549 tonë që janë zhdoganuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Te cigaret, situata ka ndryshuar për mirë. Burime zyrtare nga dogana shprehen se, "me zhdoganimin e artikullit cigare kemi shënuar rezultate më të mira se e njëjta periudhë e një viti më parë". Gjatë kësaj periudhe janë zhdoganuar 1419 tonë, duke shënuar një rritje prej 183 tonë më shumë se sasia e zhdoganuar gjatë periudhës janar-maj 2007, ose 15 për qind më shumë.
Tregtia
Bilanci, rriten me 10% eksportet shqiptare
Sipas doganave, gjatë periudhës janar-maj 2008, janë shënuar suksese në rritjen e eksporteve në sasi dhe vlerë. Për t‘u përmendur është regjistruar një rritje prej 10 për qind të volumit në total të eksporteve shqiptare e shprehur në sasi. Kjo tregon ndryshimin e tregut për mallrat 100 për qind shqiptarë, të cilët po preferohen nga vendet e huaja. Gjatë kësaj periudhe është realizuar një volum mallrash prej 658 037 tonë, ndërsa si vlerë, eksportet kanë shënuar një volum prej rreth 48 miliardë lekë ose rreth 500 milionë dollarë me një rritje prej 16 për qind më shumë krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2007, ku u realizua një volum prej 42 miliardë lekë. Për sa i përket importeve, në total gjatë kësaj periudhe volumi i tyre ka shënuar një shifër që shkon në rreth 171 miliardë lekë ose 1,8 miliardë dollarë, nga 1,5 miliardë dollarë të regjistruara vitin e kaluar, me një rritje prej 13 për qind.