Vota e emigrantëve, demokratike dhe e mundshme
Para një jave, G99 propozoi zyrtarisht një plan specifik "për votën e jashtme", që mundëson pjesëmarrjen e emigrantëve shqiptarë në votime. Sigurimi i së drejtës për të votuar është një sfidë, e cila shfaq mjaft vështirësi, teknike e logjistike, por nuk është e pamundur. Problemi kryesor lidhet me vullnetin e klasës politike shqiptare për të zgjeruar bazën e votuesve dhe me ata qytetarë që nuk gjenden brenda kufijve të vendit.
Natyrisht, kjo nismë ka ngjallur mjaft debate e reagime. Dje, lexuam në gazetën "Shqip", një shkrim të z. Kosta Barjaba, i cili argumentonte se votimi i emigrantëve është praktikisht i pamundur në vendet pritëse. Bazuar në dy argumente bazë, ai gjykonte, së pari, se emigrantët nuk përbëjnë një grup të mirëfilltë interesi sipas konceptit të poliarkisë, e për rrjedhojë, kontributi i tyre në demokracinë e vendit do të ishte i cungët; e së dyti, se votimi i tyre në vendet pritëse është praktikisht i pamundur. Asnjë nga këto dy argumente nuk i qëndron dot një analize të qenësishme.
Emigrantët shqiptarë kontribuojnë çdo vit me rreth 1 miliard euro në ekonominë shqiptare, shifër kjo që është rreth 4 herë më e madhe se investimet e huaja direkte. Në pjesën më të madhe, këto para vijnë në formën e ndihmës për familjet, ose investime në shtëpitë, apo për mirëqenien e njerëzve që emigrantët kanë lënë pas. Ky investim i vazhdueshëm i ka bërë ata kontribuues kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, por ne kurrë nuk u kemi dhënë mundësinë për të qenë pjesëmarrës në marrjen e vendimeve mbi mënyrën se si vendi qeveriset.
Emigrantët janë një grup interesi, por interesat e tyre si emigrantë janë vetëm pjesa më e vogël (megjithatë prapë e mjaftueshme) e arsyeve pse ata duhet të marrin pjesë në votime. Rreth 1 milion qytetarë të vendit (një në çdo katër) duhet të dergjen pas dyerve të konsullatave tona, pasi kanë udhëtuar me orë të tëra për të marrë një dokument çfarëdo. E sigurisht që përmirësimi i shërbimeve për ta është në fund të axhendës së çdo politikani të vendit. Nuk mund të ishte ndryshe, pasi emigrantët nuk votojnë.
Por, emigrantët, më shumë se një grup interesi në vetvete, duhet të përbëjnë një grup interesi për shtetin shqiptar. Në 17 vjet ata jo vetëm që kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj në rritjen ekonomike të vendit, por ndërkohë kanë akumuluar një pasuri edukimi, aftësish, kulture e botëkuptimi, që praktikisht përbën një kapital njerëzor të paçmuar, e që politika shqiptare mund ta sjellë në shërbim të vendit, ose ta humbasë përgjithmonë. Çdo ditë që kalon po e dobëson lidhjen e tyre me Shqipërinë e po forcon lidhjet e tyre me vendin pritës. Në fund të fundit, ç‘u ka dhënë Atdheu që t‘i mbajë pranë vetes?
Mundësia reale për të votuar do të ishte jo vetëm përmbushje e të drejtës së tyre, por një mjet që do të mbante vëmendjen e tyre të lidhur me vendin. Pjesëmarrja në vendimmarrjen politike do t‘i bënte aksionerë jo vetëm të zhvillimit ekonomik, por dhe të administrimit të së ardhmes, për të cilën ata kanë kontribuuar.
Le të gjykojmë argumentin e dytë të mundësisë praktike të votimit të emigrantëve. Mundësitë teknike janë të shumta dhe secila nga mundësitë ka avantazhe dhe dizavantazhe. Votimi nëpërmjet postës, ai që ne propozojmë, me disa sistem të sigurisë të ofruar nga teknologjitë e informacionit është jo vetëm i mundshëm, por dhe i sigurt e jo shumë i kushtueshëm. Nisur nga premisa se në fund të këtij viti do të kemi një regjistër civil të dixhitalizuar, i cili do të bëhet burimi i regjistrit të zgjedhësve, atëherë votimi i emigrantëve është praktikisht i arritshëm në mënyrë të sigurt për zgjedhjet e ardhshme.
Një sistem i tillë parashikon:
1. Regjistrimin e emigrantëve me kërkesë të tyre si "votues jashtë vendit";
2. Votimin e emigrantëve në rajonet ku ata janë të regjistruar në Shqipëri;
3. Dërgesën me postë të sigurt dhe rekomande të numrit personal të votuesit dhe të një sistemi sigurie për votën (barcode), si dhe të votës e informacioneve specifike mbi forcat që garojnë;
4. Dërgesa e votës nga emigrantët në Shqipëri;
5. Numërimi i qendërzuar i votave të tyre në Shqipëri.
Një sistem i tillë sigurisht që mbart një sërë vështirësish, por është i mundur me risqe minimale, që sidoqoftë janë më të vogla se risqet e realizimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Së fundmi, epilogu i z. Barjaba se zgjidhja "pa retorika e pa spekulime" për votën e emigrantëve është votimi i tyre në Atdhe, është pak a shumë si t‘u shesësh njerëzve shtëpinë e tyre. E drejta për të votuar në Atdhe është e patjetërsueshme për çdo shtetas shqiptar, qoftë ai emigrant apo jo. Çështja në diskutim nuk është e drejta për të votuar në Shqipëri, por krijimi i mundësisë praktike për emigrantët për ta ushtruar këtë të drejtë.
Emigrantët shqiptarë duhet që, përveç të drejtës teorike të votës, t‘u sigurohet mundësia reale për ta ushtruar këtë të drejtë me kosto të arsyeshme, në mënyrë të sigurt dhe pa rrezikuar keqtransmetimin e vullnetit të tyre.
Opsioni i sugjeruar përbën hapin e parë për të dalë nga qerthulli vicioz, ku nuk ka vullnet politik, sepse nuk ka zgjidhje teknike, dhe ku nuk përpilohet dot një zgjidhje teknike, pasi nuk ka vullnet politik.