Spanja, Torres çështje e mbyllur
Reagimi i Fernando Torres, pas zëvendësimit në ndeshjen e parë kundër Rusisë, ka hapur shumë debate në shtypin spanjoll. Por, lojtarët e Spanjës kanë bërë të ditur se ky incident nuk kishte qenë i këtyre përmasave, duke mohuar zërat për një zënkë mes sulmuesit dhe trajnerit Aragones. "Përse duhet të shkatërrojmë gjithçka me një detaj të vogël? Duhet të shohim gjërat pozitive dhe jo ato negative", deklaroi Kapdevila. Edhe Huanito ishte i të njëjtit mendim. "Ka gjithmonë pakënaqësi kur një lojtar zëvendësohet dhe ai ndjen se mund të japë më shumë në fushën e lojës. Jam i sigurt se nuk do të ndodhë më", tha ai.