Berisha gozhdon drejtesine

Se pari per kryeministrin drejtesia nuk mund te jete e drejte, nese nuk vendos se pari drejtesine brenda vetes.
“Keni degjuar ju te njohe penalizim qofte edhe nje punonjes i vetem nga keto institucione? Si u ndane shqiptaret o zoteri, atje engjej, ketej djaj? Ky eshte racizem. Shqiptaret nuk po shohin nje gjykates ne 12 vjet te perballet me ligjin kur ka afera nga me te medhate te faktuara me dokumenta. Gjithashtu, asnje prokuror s’perballet me ligjin kur falsifikon dosjet”, ka pohuar Berisha.
Sipas kryeministrit, qe eshte edhe kreu i Partise Demokratike, tashme eshte e qarte se hetimi i aferave korruptive nga organi i akuzes eshte nje rruge me nje kalim.
“Une kam degjuar mbeshtetesit e mi qe thone se po ndeshkohen vetem nga ne, eshte turp qe nuk ndeshkohen keta”, ka theksuar Berisha.
Duke patur gjithmone ne shenjestren e tij te sulmeve KLD-ne, ose drejtuesit e institucionit qe konsiderohet si qeverisja e gjyqesorit dhe prokurorise, kryeministri Berisha permendi dy shembuj qe sipas tij tregojne sesi nuk ndeshkohet korrupsioni ne drejtesi te nje gjykatesi ne Elbasan dhe nje prokurori ne Kavaje, ky i fundit i ekspozuar gjate nje akti mitmarrjeje nga emisioni “Fiks Fare”.
Ne mbledhjen me deputetet demokrate, para kamerave, por me shume jashte tyre, kryeministri Berisha u ka kerkuar drejtuesve te dy institucioneve, Bamir Topit si kryetar i KLD-se dhe Ina Rames si prokurore e pergjithshme, te marrin masa per te pastruar sistemin e drejtesise nga korrupsioni.
“U bej thirrje drejtuesve te institucioneve perkatese ta konsiderojne me seriozitetin me te madh. Askush dhe ne asnje rast nuk synon te beje cenimin edhe me te vogel te pavaresise. Kategorikisht”, ka theksuar Berisha.
Ai ka paralajmeruar se ketej e tutje puna e tyre do te monitorohet nga Parlamenti me skrupolozitet. “Persa kohe qe ky vend do te jete republike parlamentare, ky institucion do ushtroje kompetencat e suprevizorit ndaj kujtdo institucioni, sepse ketu behet fjale per leket e atyre qe paguajne”, ka shtuar Berisha.
Humori i kryeministrit duket qarte se eshte i prishur nga fakti se koha po kalon, dhe ndersa afron fushata, nuk duket ende asnje shenje se dosje te tilla, si ato qe hetojne akuza per korrupsion dhe shkelje ligjore nga qeveria e tij, si rruga Durres-Kukes apo Gerdeci, te shohin se shpejti driten e proceseve gjyqesore.