Aktiviteti kriminal, hetime ne radhet e policise

Ndersa nje prej tyre u arrestua ne Tepelene pas me shume se tete vjetesh kerkime, pasi kishte marre pjese ne nje grabitje te armatosur, tre prej tyre pak dite me pare morren pjese ne nje vrasje ne nje prej lagjeve kryesore te kryeqytetit.
Edhe pse vetem njeri prej tyre kreu krimin e rende, dy te tjeret nuk kane reaguar gjate ngjarjes. Prokuroria ende nuk ka dhene nje perfundim nese do t’i akuzoje ose jo.
Ndersa nje tjeter u akuzua ne mes te muajit per implikimin ne nje rrjet te trafikut te paligjshem. Pas dy vjetesh kerkime ne gjurmet e gishterinjve te policise u gjet nje nga anetaret e nje rrjeti trafiku narkotikesh.
Ne fakt, Drejtoria e Pergjithshme e Policise ka patur shume kerkesa etike per punonjesit e saj, por Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ka punuar pak per parandalimin e akteve te tilla. Sherbim ky qe nuk ka reaguar aspak gjate viteve te fundit.
Edhe pse numri i te inkriminuarve me ndonje aktivitet te dyshimte brenda radheve te policise dyshohet te jete me i larte, SHKB ka rezultuar funksional vetem ne ndonje rast sporadik.
Nga ana tjeter, Policia e Shtetit mendohet te rimarre ne pune ish-specialiste te policise, te larguar per shkak te ndryshimit te organikes se saj. Ne fakt ky eshte sugjerimi i agjencive te huaja policore ne Shqiperi, sidomos e amerikaneve qe do testojne hyrjet e reja.
Ata kane verifikuar largimin e disa personave per shkak te kushteve politike te larguar nga detyra dhe do bejne rikthime ne detyre per ta.