MSA, Bundestag miraton pr/ligjin per Shqiperine

Komisioni i Politikes se Jashtme ne Bundestagun gjerman miratoi projektligjin per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian.
Ky vendim i hap rruge miratimit te projektligjit nga Bundestagu dhe perfaqesuesi i landeve federale.
Ne nje njoftim te sajin, ambasda e Republikes Federale Gjermane ben te ditur se realizimi i marreveshjes kerkon nga Shqiperia nje pune te madhe ne ndermarrje reformash, ku BE dhe Gjermania do te japin kontributin e tyre.
Gjermania mbeshtet perafrimin e Shqiperise me Bashkimin Europian duke dhene nje ndihme te konsiderueshme. Sipas ambasades, mbeshtetja gjermane kalon shumen prej 700 milione eurosh.