E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Jo ashpersimit te denimit penal

“Jo gjobe nese nuk paguhet, por burg. Elementi i vetem qe duhet te aplikohet ne kete rast eshte burgu”, keshtu ka deklaruar ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj ne komisionin e ligjeve, por kerkesa e qeverise per te ashpersuar denimin penal te atyre qe vjedhin energjine, bejne zjarrvenie me qellim apo ndertojne pa leje ne token e tyre apo te tjetrit, nuk ka marre konsensusin e opozites.

“Si mund t’i thuash tjetrit se nese s’ke paguar do te perfundosh ne burg. Nuk eshte e drejte te perfundoje ne burg nje person qe vjedh energji me nje llampe dhe te mos denohet nje tjeter qe vjedh me shumice. Gjithcka duhet te filloje me nje gjobe”, ka replikuar deputeti socialist Bashkim Fino.

Por Alibeaj ka dhene sqarimet e tij. “Eshte gjykata qe ben dallimet ne rastin e nje llampe dhe ne rastin e nje fabrike”, ka pohuar Alibeaj.

Opozita dhe deputeti i PBDNJ-se, Spiro Peci, si relator i ceshtjes miratuan vetem ndryshimet per denimet alternative. Pjesen tjeter, qe heq gjoben dhe vendos burgun si denim, ata e konsideruan si ashpersim te pajustifikueshem te ligjit, pavaresisht argumentit se kur nuk funksionon, ligji duhet ndryshuar.

“Ne nuk mund te rrijme. Persa kohe nuk funksionon ligji, ne duhet te levizim qe ta bejme ate qe te funksionoje”, ka deklaruar kryetari i komisionit, Ilir Rusmali.

Per kalimin ne Parlament te ndryshimeve ne kod duhen 84 vota, te cilat aktualisht mungojne, por nuk perjashtohet mundesia e ndonje negociate ne sallen e Parlamentit diten e enjte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›