Kriza financiare, Fullani qeteson njerezit

“Gjykojme se nuk ka rrezik qe kriza te kete mundesi te larte materializimi dhe qe mund te demtoje rende dhe menjehere veprimtarine e sektorit bankar ne Shqiperi”, ka deklaruar Fullani.
Por jashte nje toni te zankonshem, ne forme gati urdherore, guvernatori iu listoi bankave nje seri kerkesash te cilat ato jane te detyruara t’i plotesojne per te shmangur cdo rrezik te mundshem.
“Nevojitet nje ndjekje e kujdesshme dhe ka ardhur koha per t’iu kushtuar vemendje me te madhe treguesve te likuiditetit”, ka shtuar Fullani.
Thelbi i deklarates se guvernatorit ishte bazuar ne raportin e fundit te Bankes se Shqipersie per stabilitetin financiar, botim ky i realizuar per here te pare.
Por Fullani ka preferuar t’u jape bankave mesazhe te drejtperdrejta duke iu kujtuar atyre se jane pergjegjese ndaj autoriteteve dhe ndaj publikut per mbarevajtjen e tyre, ndaj kekron me shume vigjilence.