E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron besimtaret per Bajramin

Permes nje mesazhi, presidenti i Republikes Bamir Topi u ka uruar tere besimtareve myslimane festen e Fiter Bajramit.

Ne mesazhin e tij presidenti uron qe kjo dite e vecante qe vjen pas nje muaj agjerimi, perkushtimi dhe adhurimi, t'i gjeje besimtaret me te devotshem ndaj njeri-tjetrit, plot besim dhe motivim te sinqerte per te ndertuar te ardhmen.

Presidenti e cileson kete nje feste te pastrimit shpirteror, e cila sipas tij, fale vleres se shkelqyer te bashkejeteses fetare urohet nga te gjithe pa dallim.

"Le te forcojme solidaritetin dhe dashurine per njeri-tjetrin. Paqja, begatia e prosperiteti le te jene me te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen", eshte shprehur kreu i shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›