Berisha heq dore nga centrali atomik
TIRAN- Sipas vendit behet edhe Kuvendi. Kjo fjale e urte i vjen shume per shtat qendrimeve te dy viteve te fundit te qeverise ne lidhje me strategjine e zhvillimit te sektorit te energjise ne vend.
Qeveria duket se ka hequr perfundimisht dore nga ndertimi i centralit atomik ne Shqiperi disa muaj pas lancimit te kesaj ideje nga vete Kryeministri Berisha gjate takimit te nje viti e gjysme me pare me homolgun italian Silvio Berluskoni duke iu orientuar tashme energjise se rinovueshme.
Madje Shqiperia kishte nisur negociatat me Agjencine Berthamore te Energjise Atomike per perpilimin edhe te bazes ligjore ne kete drejtim duke ngritur nje vit me pare edhe Agjencine Kombetare Berthamore.
Gjate fjales se mbajtur dje ne aktivitetin e organizuar nga Fondi Europian per Europen Juglindore ne bashkepunim edhe me Fondin per Rritjen e Gjelberimit Berisha lancoi ne prani edhe te perfaqesuesve te ketij te fundit nismen e qeverise per kthimin e Shqiperise ne nje vend prodhues 100 te energjise se gjelber.
Deklarata e djeshme perben nje kthim kryekeput nga nisma per centralin atomik. Por edhe per kete ka nje shpjegim. Aksidenti ne centralin berthamor te Fukushimes ne Japoni ka bere qe bota te rishikoje politikat ndaj energjise atomike. Madje Gjermania ka ndermarre sefundmi nismen per mbylljen e tyre deri ne fund te vitit 2022 per tiu rikthyer energjise se rinovueshme.
Shqiperia eshte vendi i vetem ne rajon qe mund te behet 100 per qind prodhues i energjise se rinovueshme ujore dhe eksportues i saj dhe kjo perparesi del shume me teper ne pah pas vendimit qe Kancelaria Merkel mori per mbylljen e centraleve nukleare te konsumatorit me te madh te energjise ne Evrope vendit te saj.
Ky vendim ka percaktuar vitin 2022 dhe kjo ne nje treg unik energjetik kerkon qe te rendet me vendosmeri te madhe para cdo burimi tjeter energjie sepse nuk mund te them se ky vendim i Kancelares nuk do te kete ndikim ne vendimmarrje te tjera te qeverive te tjera ndaj nje burimi qe dihet se ishte burimi me konstant me i paster por me ate qe ndodhi ne Japoni secili eshte i detyruar te nxjerre leksionin e vet - tha ai duke paralajmeruar keshtu terheqjen e Shqiperise nga energjia atomike. Ky eshte nje orientim i ri i ekzekutivit i cili tregon se strategjite nuk jane afatgjate por ne varesi te konjukturave nderkombetare.
Momentalisht me shume se 90 per qind e energjise ne vend prodhohet nga hidrocentralet ndersa pjesa tjeter nga TEC-et perfshire edhe ate te Vlores. Energjia e prodhuar nga ky i fundit del me kosto me te larte se ajo e HEC-eve dhe per kete shkak autoritetet kane vendosur ta mbajne si nje burime energjie rezerve. Studimet tregojne se burimet ujore te vendit lejojne nje shfrytezim edhe me te madh ne sherbim te prodhimit te energjise elektrike.
90 per qind e energjise prodhohet nga hidrocentralet ne vend. Pjesa me e madhe prodhohet nga HEC-et e vendosura mbi kaskaden e Drinit ndersa pjesa tjeter nga hidrocentralet e vegjel
Pro
Energjia berthamore eshte e pashtershme dhe ka kosto te ulet. Centralet atomike iu krijojne vendeve pavaresi nga konjukturat nderkombetare ne lidhje me energjine
Kunder
Ekziston gjithnje rreziku qe centrali te pesoje avari ose per shkaqe te jashtme natyrore apo sulme terroriste te shpertheje duke shkaktuar kercenuar jeten e banoreve ne nje hapesire shume te madhe