Berisha, hero i Polonisë

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 18:47
Dardan Berisha ishte hero i Polonisë në fitoren vendimtare ndaj Turqisë 84:83 në Grupin A të dielën për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në rrethin e dytë të EuroBasket 2011.
Basketbollisti pejan ishte lider absolut në parket. Ai e përfundoi ndeshjen me 21 pikë, 2 kërcime dhe 3 asistime përfshirë pikët vendimtare në fitore 12 sekonda para fundit, të cilat i festoi duke bërë shqiponjën me duar.
Me këtë fitore, Polonia është ngritur në kuotën e gjashtë pikëve dhe mbetet në garë për kualifikim nga Grupi A. Polonia në ndeshjen e fundit përballet me Britaninë e Madhe.