E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas dhe Iniesta janë luks

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 21:15

Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka pranuar se prezenca e Cesc Fabregasit dhe Andres Iniestas në të njëjtin klub dhe Kombëtare është luks.

Pas rikthimit nga disavantazhi 2-0 në fitoren 2-3 në miqësoren kundër Kilit, të shtunën, Iniesta dhe Fabregas kombinuan me sukses duke i ndihmuar Spanjës të dalë triumfuese nga përballja.

Iniesta e filloi rikthimin para se Fabregas të sigurojë fitoren me dy golat e tij. Në komentet e tij, pas ndeshjes, Xavi e kishte vështirtë të gjejë fjalë për të përshkruar kualitetin e çiftit.

“Të kemi të dy Fabregasin dhe Iniestën në ekip për Spanjën dhe Barcelonën është luks” tha Xavi për Marca.com. “Të dy janë fenomenë, nuk kam marrë pjesë në ndeshjen kundër Kilit. Ishte Iniesta ai që ndryshoi takimin, kur Andres e ka topin në këmbë, ju e dini se diçka e veçantë do të ndodhë”, përfundoi Xavi.

Spanja luan me Lihtenshtajnin në ndeshjen e ardhshme në Grupin I të fushatës kualifikuese për Euro 2012. Ekipi i Vicente del Bosques udhëheq në renditje me pesë pikë më tepër se Republika Çeke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›