Klose në formë

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 19:00
Sulmuesi gjerman Miroslav Klose ka insistuar se nuk ka sekret në golat e tij pasi i siguroi Kombëtares kualifikimin për në Euro 2012.
Sulmuesi i Lazios realizoi në fitoren 6-2 ndaj Austrisë duke siguruar kualifikimin e Gjermanisë për në garën e vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.
“Ndihem në formë të shkëlqyeshme por nuk mendoj se kam sekrete rreth golave” tha Klose për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.
Gjermania takohet me Poloninë në miqësore të martën.