E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, homazhe për rreshterin Agim Mekollari

Kryeministri Berisha ka kryer sot homazhe për nder të Rreshterit Agim Mekollari, i cili humbi jetën aksidentalisht dje në mesditë, gjatë kryerjes së operacionit të asgjësimit të municioneve me plasje, në Poligonin e Bigazit në Skrapar.
 

Agim Mekollari humbi jetën gjatë kryerjes së operacionit të asgjësimit të municioneve me plasje, në Poligonin e Bigazit në Skrapar, ndërsa nga ky incident mbetën të plagosur Jetimir Dedja, Ilir Kurti dhe Drini Tiko.
 

Ceremonia po zhvillohet në Shtëpinë qëndrore të ushtrisë ndërsa mësohet se homazhe do të zhvillojnë edhe krerë të lartë të shtetit, personalitete të larta të ushtrisë si dhe kolegë të tij.
 

Ndërkohë presidenti Topi përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët e rreshterit Agim Mekollari duke theksuar se mbështet stukturat shtetërore e ushtarake që të nisin menjëherë hetimin e plotë të ngjarjes dhe të gjejnë sa më shpejt shkaqet që çuan në humbjen e jetës së një nënoficeri të përkushtuar dhe plagosjen e tre punonjësve të tjerë të ushtrisë shqiptare
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›