E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi viziton të plagosurit e fabrikës së demontimit

Presidenti Bamir Topi vizitoi në Spitalin Ushtarak, të plagosurin në poligonin e demontimit të armëve në Bigas të Skraparit, Jetmir Dedja, dhe Miranda Deharin e plagosur të mërkurën në uzinën mekanike të Poliçanit ndërsa punonte në repartitn e fonderisë.

Presidenti Topi e konsideroi, shpërthimin si një aksident që kërkon vëmendje në të ardhme nga të gjithë pesonat që punojnë në këtë sektorë. Presidenti Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi edhe familjarëve të Agim Mekollarit, që gjeti vdekjen nga shpërthimi i së enjtes.
 

Topi bëri thirrje që të nisin menjëherë hetimin e plotë të ngjarjes dhe të gjejnë sa më shpejt shkaqet që çuan në humbjen e jetës së një nënoficeri dhe plagosjen e tre punonjësve të tjerë të ushtrisë shqiptare.

Agim Mekollari humbi jetën gjatë kryerjes së operacionit të asgjësimit të municioneve me plasje, në Poligonin e Bigazit në Skrapar, ku nga ky incident mbetën të plagosur Jetimir Dedja, Ilir Kurti dhe Drini Tiko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›