E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Opozita, alternativë reale për integrimin

Kryesocialisti Rama ka paraqitur platformën e PS-së, që do e paraqesë në Parlamentin e Shqipërisë, ku bëhet fjalë për të gjithë hapat deri në miratimin e ndryshimeve të nevojshme me transparencë të plotë. Rama në fjalën e tij, me mbledhjen e grupit theksoi se në takimin me dy ministrat e jashtëm është theksuar domosdoshmëria e një reforme urgjente parlamentare, që t`i japë opozitës në Parlament as më shumë e as më pakë, sesa liritë e të drejtat që i janë mohuar nga shumica e sotme.
 

“Në mbledhjen e kësaj jave të kryetarëve të grupeve parlamentare, grupi ynë do të depozitojë draftin e përgatitur të ndryshimeve, që janë kusht për të futur parlamentin në binarët e funksionimit të jetës parlamentare. Deputetët duhet të japin mendimin e tyre përara publikimit të tij në ditët në vijim”, theksoi Rama.
 

Po ashtu kryesocialisti u shpreh se në këtë takim është shprehur qëndrimi i deputetëve socialistë, të cilët nuk do të ngrenë në Parlament kartonin jeshil sa për t`i hedhur hi syuve Brukselit me arma reforma integruese.
 

“Nëse kërkohet vota jonë atë do e japim vetëm me një platformë të qartë, kombëtare dhe transparente në fushën e drejtësië dhe sigurisë”, nënvizoi kreu socialist. Po ashtu ai është ndalur edhe në protestën e minatorëve të Bulqizës, duke theksuar se opozita përkrah të drejtat e tyre ligjore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›