Berisha i bën dhuratë romëve karta identiteti falas
Reagon me protesta komuniteti Egjiptian: Duam edhe ne falas. Aktivitete të ndryshme për të sensibilizuar këtë pakicë për zgjedhjet
Jonida Tashi
Kartat e identitetit do të jenë falas edhe për komunitetin e romëve. Kjo është dhurata, që vetë kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka bërë dje, këtij komuniteti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Sipas Berishës, duhet një bashkëpunim me këtë komunitet për procesin e regjistrimit të tyre me të dhëna të sakta, gjë që do të ndihmojë në pajisen me kartat e identitetit.
Premtimet
Gjithashtu, Berisha shtoi se qeveria do të ndjekë një politikë për strehimin, punësimin dhe shkollimin e këtij komuniteti duke akorduar fonde për projekte që nxisin integrimin e tyre në shoqëri. Berisha mori pjesë edhe në aktivitetin e organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga Ministria e Punës dhe ajo e Kulturës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Por megjithë plotësimin e një kërkesë të bëra pak kohë më parë nga komuniteti romë për pajisjen pa pagesë ëme karta identiteti, problemi më i madh i romëve, nuk është mungesa e regjistrimit, analfabetizmi, apo puna e zezë. Sipas tyre, çështja më madhore me të cilën ata ballafaqohen prej vitesh është mungesa e theksuar e strehimit. Këtë ata e kërkuan me insistim edhe në takimin me kryeministrin.
Egjiptianët
Vendimi për dhënien falas të kartave të identitetit për romët, ka revoltuar komunitetin tjetër shqiptar, atë të egjiptianëve. Një grup përfaqësuesish nga ky komunitet, kanë protestuar dje përpara Kryeministrisë duke kërkuar pajisjen me karta identiteti falas. Në këtë organizim, ata deklarojnë se romët, nuk janë e vetmja shtresë e margjinalizuar dhe në vështirësi ekonomike. Dy ditë më parë edhe pensionistët kanë protestuar përpara godinës së qeverisë për këtë kërkuar pajisjen me karta identiteti falas. Kjo kategori sociale dhe ato të sipër përmendura pretendojnë se çmimi i pajisjes me këtë kartë është i papërballueshëm.
Historiku i ardhjes së romëve në Shqipëri
Në Shqipëri romët kanë ardhur rreth 6 shekuj më parë nga India. Ata u vendosen në Ballkan për tu përhapur më vonë në Europë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, romët e Shqipërisë nuk u persekutuan në kampet e vdekjes, siç ndodhi në shumë vende të Evropës Lindore. Mbas luftës, shteti shqiptar ndoqi politikën e homogjenizimit të kombit shqiptar, duke e konsideruar këtë komunitet si pjesë e popullsisë shqiptare. Data 8 prill është vendosur si Dita Ndërkombëtare e Romëve pas kongresit të parë të mbajtur në 1971, ku u caktuan edhe flamuri dhe himni rom. Mesazhi i kësaj dite kudo ku romët ndodhen është “Paqe për të gjithë romët në një botë pa diskriminim, racizëm dhe luftë”. Komuniteti rom në Shqipëri, numëron 80 deri në 100 mijë vetë, në një popullsi prej 3.6 milion të vendit tonë.
9 Prill 2009